Voltana Ademi: Bedi jetoi me artin e tij të heshtun
Po kush asht Muhamet Ademi? Ai lindi në 1918 dhe ikën nga kjo jetë bashkë me shekullin njizet,
![]() |
Muhamet Ademi me zojën Lizën kjo vajza e vogël këtu e qeshun, Voltana Ademi |
Voltanë, pasi me banen përshtypje poezitë e Muhamet Ademit, meqë je nji nga Ademt që njoh ma mirë, doja me ditë prej teje, edhe me ua përcjellë miqve dhe lexuesve, se kush asht ky njeri?
Qysh kur mora mend, e vogël, axhë për sytë e mi ishte nji burrë i vjetër, me flokë pak të
![]() |
Duhet të ketë kenë patjetër fantastik, por edhe nji poet me 'Sa dhimbë', që sa qe në këtë jetë nuk i botoi krijimet e veta, sepse duket se e njihte mirë sistemin ku jetonte, ku edhe nji varg i vogël ka shkatërrue familje të tana në ferrin tonë të përbashkët...
Baba jem, Vehbija shpesh, në ato kohë telashesh e dhimbjesh, në pamundësi me pasë shpesh edhe bukën e gojës, ndonjëherë thoshte: '.... eee Bedi (kështu e thirrshim) kujton se jeta asht poezi! Kishte të verteta kjo thanie e babës, në ato kohë, ku nën dhunë e komunizëm ruheshin përditë me frikën se kishim me përfundue "për kot" në burg, kur punojshin fort me me sigurue jetesën per famijlen, por sidomos me pasë mundësi me e mbajtë kryet nalt, të papërlym me atë regjim e me qendrue të ndershëm në nji vend që ideologjia e dhunës i kishte shndërrue njeriun në armikun e vedit të vet. Pavarësisht prej të tanave sa thashë ma sipër, për axhën tem, jeta vazhdonte të ishte poezi.
'Një jetë në Krrabë'...jetue në nji vend të largët nga të afërmit, Shkodra e Tirana, siç shkruan në poezi...
Po, ai jetonte në Krrabë, bashkë me Lizën. Nji grue shtatnaltë, katolike e mirë, e urtë, me
![]() |
Liza e Muhameti |
"Ndryshe"...
Në ato kohë s'e kam kuptu se çfarë ishte kjo "ndryshe". Por e ndjeja se ndryshonte atmosfera në shpi kur vinte ai, fliste me orë të tana me babën Vehbi e Berhanin (axha tjetër)me Kydretin e Ylvijen (mama dhe nusja e axhës), shihnin deri vonë televizionet italiane. Pastaj kur u rrita e ndava se çka ishte ndryshe te Bedi; ai bashkë me babën ndanin knaqësinë e krijimit të gjithçkaje që për kohën mund të konsideroheshin shpikje; se me ndertue diçka, se me krijue diçka, qoftë me pikturue, me ba nji skulpturë, me ba punime druni me dorë, me shkrue poezi, me shkrepë nji fotografi, me stilizue nji veshje, apo qoftë me mobilue shpinë ndryshe prej "modës" unisone të imponume, të tana ishin shpikje...Bedi ka pikturue fort bukur! Në shpinë e vajzës së, janë pikturat e tij, natyra të qeta, portrete, por edhe kopjime të kryeveprave botnore të piktorëve të famshëm, që kam sa herë i kam pa kam mbetë e mahnitun, kanë aq shumë origjinalitet në to. Ai shëtiste nëpër qytet me pantallona te gjana e me xhepa të mëdhenj, si në Shkodër e në Tiranë. Po përmendi detajin e xhepave të mëdhenj, se ai aty fuste copa letrash të vogla, ku shkruante ku të ishte. E këto copa letrash ma vonë do përbanin nji pasuni tjetër të tij, pasionin e dhuntinë me shprehë lirinë e ndjeme brenda, por kurrë realisht të jetume prej tij, poezinë. Ndryshe; sepse edhe sot, na kena trashëgim prej tij, listën e pasurive dhe pronave që komunistët ia shtetzuen apo ia grabitën familjes tonë, pasuri që në vitet 1993, '94, '95, '96, e gjithmonë në vazhdim do të përbanin përpjekjen e tanë familjes për me pasë mundësi me i rikthye. Ndryshe sepse ai ishte nji nga njerzit e vetëm që më prisnin te dera e Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë deri sa të mbaroja leksionet e fundit, atje priste ulun tuej lexue. Në ato ndjenjet tona, në shëtitjet tona nëpër bulevardet e Tiranës njoha prej tij Franc Kafkën, asht turp me e thanë, por unë s'e njihja, sistemi na i kishte ngushtue dijet, e shijet për letërsinë e mirë, gjithçka mund të kishim ba në shkollë, por letërsi kurrësesi.
Pra Ademt nuk kanë pasë pasion vetëm 'Taraboshin'?
Ademt kanë kenë njerëz të talentum, shumë punëtor, të thjeshtë, andrrimtarë, të lirë, të lirë edhe ndaj injorancës, nuk di si ta quaj, ndoshta feudalizimit të shoqnisë, kanë tentue me kapercye kufinj e me jetue jetën në nji dimension tjetër. Vetem Bedi ka shkrue poezi! E kur i lexoj poezitë e tij, në përmbledhjen "Liria e Fijes së barit", e njoh, ai asht axha, asht Bedi, me historinë e dashnive të tij, pasioneve të tij, me revoltën të pamundun, kurrë me e shprehë me za të naltë, por të ndjeme, të jetueme, me lirinë e vërtetë në jetën me dimensionin, vetëm prej tij të jetuem.
Comments
Post a Comment