Posts

Showing posts from November, 2021

Gilmana Bushati: 'Ma e bukura na mbetet me jetu'

 Urbani u ndal para derës së fabrikës dhe punëtorët e përgjumun prisnin tanë nerva t’u hapej dera. N’at’ turmë kishte edhe ndonji që hante me dhambë bishtin e cigares, e tymi përzihej me duhmën e trupave, të teshave të lagshtituna dhe me ajrin që thithnin dhe nxjerrnin. Dera u hap e turma u derdh jashtë tu iu gëzu ajrit e tu iu idhnu vendit ku po drejtohej. Nuk donte me dalë prej urbanit, ishte ngjeshë te njena prej dritareve dhe shihte jashtë nji panoramë tanë avull. Kishte aq dëshirë me ndejtë në urban dhe me u kthy me ‘te në shpi, sa ishte gati me qa për vedin, ‘sa e marrë, kush ka me më lanë në shpi me u shtri e me fjetë’. Nji dorë e fortë e tërhoqi drejt derës së daljes. Mirë që ishte me gryksën e punës, qepun nga ai lloj dokut që kushedi se me ça e përzinin kinezët që s’kishte burrë nanet me u shky, se të tjerat ia kishte shky tanë ajo tërheqje. Dhe ashtu me hapa të lodhun si tanë të tjerët, veç energjikut që kishte në krah, hyni në fabrikën e shëmtume. Ajo i radhiti me mend pu