Posts

Showing posts from January, 2017

Ada Halilaj: Kputu, kputu e shkele diellin

Image
Biografia e grues që s'njoh Kputu. Kputu. Shkele diellin, gur i zi, përplasu. Ther njenin nga tre trupat, me thiken prej gjalpi shenjën e stinës muros në shtratin e yjeve të freskët të lamë me kujtesë. Pi ujin e kafshës në shportë, del në andërr të mishit që plagës ia vret gjuetarin. Kputu. Kputu. Bjer Merr me vedi krypën e paqësorit varkën me kashtë gjumë e fëmini. o nji vdekje ma shumë, sa me të dallu prej tjerave. *** Jam goja e lshume nëpër qiell pres pres prej kurmit tij me ra britma  e bardhë. Me ma mbush dhimbjen me zbraztinë e ditën e shtatë çmendive t'mia, me teshat e andrrës nën krye n'ujë e gjak e lule gjumi me m'zgidh sytë! *** N'veshin e mbramjes n'Viale Adriatiko gulçon ûja jote, Luizë. Goja e gjumit s'pushon tuj t'pritë. S'di ça stine bjen n'ty. N'cilin muej t'vdes dielli. N'cilin damar t&