Posts

Showing posts from May, 2014

N'kërkim t'emnit tem

1. Noto, noto i dashtun jepi, nxirre fuqinë nga fundi i shpirtit shtyje trupin drejt lirisë e sheh at'yllin atje asht vetëm për ty e ti ma premtove ke për ma sjellë nji ditë. Mos m'u anko që t'u lodhen krahët mos m'u anko se s'ke frymë ma që mishi po t'bjen copash prej trupit edhe pak, ja shife, finishi yt asht liria ndriçon atje deti, uji i njelmtë a i ambël asht rruga rruga që s'e bane n'kambë , tash po e merr me krahë. Noto, merr frymë thellë trupin e di që e lyeve me vajin e makinave që vodhme mbramë nuk t'ka hy ende lagshtina deri n'eshtna deti asht i bukur siç je ti siç ke kenë që kur ke kenë fmi siç t'ka ba e t'ka la nana, t'bukur, aromë dashnie jepi, erdh liria, shpëtimi asht edhe dy minuta not dy frymë tuaja, katër t'miat... Baaaaaammmmm Edhe t'thashë zemër noto gjelbërimi ta nisi vdekjen me nji shkrepje si shkrepja e aparatit fotografik që na i qeshim. E sheh, s'ishte si zjerrmet që nde