Posts

Showing posts from September, 2019

Sandalet

Image
Drita me Anën ishin shoqe të ngushta gati qysh kur kishin lindë, e para isjhte nji javë ma e madhe se e dyta. Afërsia me shpi e me moshë bante që të ishin ma shumë se shoqe. Ato tashma ishin në klasë të gjashtë dhe rrinin bashkë në bankë prej klasës së parë. Prindërit nuk ishin aq shokë e shoqe me njeni-tjetrin, por shkonin mirë. Kojshi ma. Ishte fund prilli. -Dritë, dëgjo, ti e din që nesër jena për Tiranë te parakalimi i madh i 1 majit ? -Po, ma ke thanë… -Po a mundesh me m’i dhanë sandalet e reja që të ka ble baba për 1 maj, se këto të mijat janë të vjetra e i ka dalë rrypi te nji vend ? -Uuu, pa duhet me i thanë babës tem se, se ti e din si asht ai, bërtet me të parën… -Ti m’i jep se vjen baba i jem e i thotë… -Se edhe na nesër dona me dalë e baba s’m’i ka lanë me i veshë veç me i rujtë për 1 maj. -Shiko, 1 maji jem nesër asht ma i madh, kena me pa udhëheqjen e madhe, kena me pa Enverin maj atje te tribuna, a e imagjinon ti ? Pastaj mas u mërzit ti se unë t’i ru