Posts

Showing posts from February, 2017

Zija Vukaj: Shkrimi shpesh është kthyer në një nga armët më vrastare

Image
"... gjuha shqipe, që është vlera dhe lavdia jonë më e madhe dhe është një nga gjuhët më të vjetra të kontinentit,  është shkruar e fundit, më e mbramja, në kohët kur edhe popujt barbarë, të zbritur në Ballkan kanë pasur akademi" Duket se njeriu, si qenie, qenka në krizë në shumë shoqni dhe se paska nevojë për ndihmë ‘për me dalë nga kriza njeriu duhet me u rritë, na duhet me shpëtue vedin pikëspari, thotë Peter Sloterdijk, nji filozof gjerman…si asht kjo kriza ndër ne, çfarë pasojash ka me pasë për ma vonë? Njeriu ka qenë gjithmonë në krizë. Çdo kohë e ka “gostitur” njeriun me kriza që kanë buruar prej shkaqeve të ndryshme. Nuk është faji as i kohës as i krizës; është natyra njerëzore që ka aftësinë të preket nga krizat, pasi ato me sa duket janë oksigjen për ekzistencën, janë. Arti dhe letërsia; e aq më pak historia, nuk mund të na paraqesë individin pa kriza në asnjë epokë të historisë njerëzore.  Nevojën për ndihmë që të dalë nga kriza njeriu e ka pasur

Erion Kristo: Ka diçka që pushteti nuk e përkul dot: dijen. Eppur si muove

Image
                           " E keqja ka sharm, por të varros.                               E mira, asht rrugë me gjemba, po të madhështon" - Duket se njeriu, si qenie, qenka në krizë në shumë shoqni dhe se paska nevojë për ndihmë. “Për me dalë nga kriza njeriu duhet me u rritë, na duhet me shpëtue vedin pikëspari”, thotë Peter Sloterdijk, nji filozof gjerman… si asht kjo kriza ndër ne, çfarë pasojash ka me pasë për ma vonë? U gëzova kur Blogu juaj më dërgoi pyetje. Ishin pyetje sfiduese për intelektin. Kisha kohë pa shkruar gjëra serioze, i zhytur në vorbullën e fejsbukut. Ndaj me plot dëshirë përgatita përgjigjet e mia. Dhe vura re se më kishte marrë malli dhe për pak gegnishte të kulluar. Lidhur me krizën, jam i dëshiruar të jap një përgjigje pak të gjatë, ku unë i bëj një plagjiaturë vetes sime, në një artikull të shkruar përpara 5 a 6 vjetësh. Shpresoj të tingëllojë ende i freskët. Po e përcjell këtu... por më parë dua t’i them filozofit gjerman

Shqiptar Oseku : Ujdhesat e pakënaqësisë kanë potencial për t'i dhënë fund jetës

Image
  Shqiptar Oseku Duket se njeriu, si qënie, qenka në krizë në shumë shoqni dhe se paska nevojë për ndihmë ‘për me dalë nga kriza njeriu duhet me u rritë, na duhet me shpëtue vedin pikëspari, thotë Peter Sloterdijk, nji filozof gjerman…si asht kjo kriza ndër ne, çfarë pasojash ka me pasë për ma vonë ?       Nuk e di se a do të pajtohesha me pandehmën e Peter Sloterdijkut, apo pandehmën për pandehmën e Peter Sloterdijkut, se njeriu është në krizë. Qenia njerëzore sot është në gjendje të krahasohet me paraardhësit e vet, e të konkludojë se ka jetë më të gjatë, liri më të madhe, e jetë më të pasur, si dhe më shumë shkollë, barazi sociale, e barazi gjinore, se kurdo herë tjetër gjatë historisë së vet qindramijëravjeçare. Dhe kjo jo vetëm në shoqëritë perëndimore, sikundër kanë dëshirë të pohojnë kritikët e qytetërimit, por ky trend pozitiv është global dhe mbretëron anekënd rruzullit tokësor.       E di se numërimi i këtyre fakteve pozitive quhet gjithmonë simpl