Posts

Showing posts from February, 2015

Ballsor Hoxha: Hëna ruan lëkurën tonë çdo natë

Plaku i ndërtesës përballë  Është një plak Fqi në ndërtesën përballë Kur bie errësira zhbëhet ajo fija e zhurmëshme e ditës Dhe fillon krijohet ozoni i qytetit Që na lidh të gjithëve së bashku në një botë Dhe gjërat mbeten ashtu si janë përfundi saj Ai del për të shëtitur Por së pari merret me llambën elektrike afër shkallëve E shkund fuqishëm derisa e ndez Është një luftë e vogël miniaturë Si kopshtet japoneze Në mes tij dhe qytetit Pastaj si një kodër e vogël por e plotë Me kapelën mbi atë Niset ngadalë Shëtit në sheshin e ndërtesave Ecë ngadalë mbi simetrinë e tij shtruar me pllaka katrore Ngadalë dhe qetë E shikoj derisa mbështillet i tëri nga nata Si nga një kuqkë e humbur Mbeten vetëm katrorët Pastaj dal edhe unë Por në qytet I tëri më duket si një shtjellë zjarri Krijuar nga mungesa e prekjes Si një vorbull llave grishëse Dhe tërë kohën me gjithë dritat e ndezura Ndjejë një nevojë të mbetem nën kapelën e tij. Tigri  Nuk është kafsha Janë vij

Gilmana Bushati: Sandra

Ato qeshën me të madhe, deri edhe pylli sikur u trand prej gazit të tyne. Gjashtë veta, gjashtë gra, nuk u ndryshonte shumë mosha, ulun afër nji zjermi të madh, ba afër bregut të detit me nga nji gotë venë në dorë dhe me nga nji pjatë plastike para, ku kishin ushqime të sapo pjekuna aty për aty. I kishte ba me qeshë Zyraja, lezeti i asaj shoqnie, e cila gjithnji në këto raste ruante gjanat ma pikante me ua tregue shoqeve. Xhina, e cila ende po qeshte, u shërbeu edhe njiherë venë të tanave, nji venë e kuqe, e trashë, e ambël, që e kishte ble te nji i njoftun i saj nëpër fshatrat afër detit. '-Ka lulzue këtë javë Xhina gra- tha Zyraja, tuej ngacmue shoqen që sapo ia kishte mbushë gotën me venë. Xhina u llastue pak dhe i bani me dorë asaj që ta linte atë muhabet që sa kishte fillue. '-Fol vetë Xhinë, se po fola unë, pastaj ti e di se si flas'- vazhdoi Zyraja. '-Si nuk m'le rehat mori dreq...ja mori gra, don me thanë që m'erdhi kangëtari këtë javë, ndejti nja

Arlinda Brühl: Ma paska ënda të ngopem me ëndrra

Dua! Dua... ...në kristalin e kripës të jetoj, të djersës tënde të nxehtë. Nga trupi yt të buroj, mbi lëkurë të të derdhem si det. Të të jem një bulzë mbi buzë... tek vërtitesh dua të shkëlqej, të të rrjedh pastaj mu në gojë. Shijomë ... që të të ndiej!! "kafé financiare" në dashurinë tënde për mua, do të ketë gjthmonë një "faleminderit" për çastet e mbushura me të qeshura frenetike, dhe një rracion të mirë trishtimi dhe urrejtjeje të mbimerituar për dhimbjet e shkaktuara pa, ose me dijeni të plotë. do të ketë një mbidozë te fjalise "artiste muti qe jeni!" dhe një rracion të konsiderueshëm malli djegës për romantikën e epokës me shikime oqeanike. do të ketë dhe një rracion të majmë magjepsjeje për dlirësinë time qafëthyese, vetëshkatërruese (se s´i di ti të pathënat mbrojtëse!) do të ketë edhe pak idioti mashkullore, shtriqur rrëfimeve të kota mbi ish-dashnoret e tua të çcuditshme, qe kam dashur t´i shfaros (edhe)

Rudi Erebara: Atdheu është i vogël, sa një njollë dashurie

Korrespondenca Të shkruaj për Kellin, që i ndan veç qoften dhe bukën, nga hamburgeri, ashtu zemrën nga seksi. Që kurrë nuk pi kafe. Letrën e dytë do të them: Jam shumë mirë, përditë si në Tiranë, vdekjen e pres pa përshtypje. Kjo është e vërteta. Letrën e tretë dua të di për ty, dhe të tregoj për ketrat e vetmisë, që ikin nga pema e vet, përtej rrugës. Tremben nga makinat, dhe nuk e hanë, hamburgerin që u hedh. Letër të katërt nuk të shkruaj; Vetëm të lutem: atje, mos bli hamburger. 1997 Lëng argjendi Ra, ora e fundit e liqenit të huaj. Dielli ndali në kohën e duhur. Pylli i vjeshtës lëshoi të lehura. Dhe unë, mbusha duart me argjend. Aty nisa të besoj, se kjo nuk është thjesht një ëndërr, është pjesë e një torte të hidhur, e cila shërbehet për mort. Valët e liqenit bien si kafe e nxehtë, mbi kujtimet e mia, përtej atij lëngu të argjendtë ku rrinë malet sikur janë qepur me qiellin e natës që më vjen ng