Posts

Showing posts from June, 2014

Post-poezi

Post-poezi Zgjohem pa zbardhë jam tanë poezi laj faqet e mendoj poezi veshi vedin e fmitë aty asht nji tjetër poezi hypi n'makinë më ndezet ajo poezi eci me marshin e pestë më përshkon nji poezi punoj gjysëm e ditës e poezinë e kam prapë në krye kthehem n'shpi laj enët baj drekën shtroj darkën shoh perëndimin, hanën e natën tanë poezitë vijnë e më ngufaten. Kur shihem n'pasqyrë ajo imazhin tand e kthen n'sytë e mi, aty dorëzohem, e ndjej për ty. Kangë udhëtimi Merre frymën në grusht çaje n'dysh ti mbaje nji gjysë tjetrën e ngjes unë për fyt Një Arkimend thonë se pret nji vegël me na dhurue. Hapi venat pak, merri me t'butë ti mbaje gjakun e kuq unë atë blu para kena nji shekull rrugë. Unë n'sytë e tu e ti në t'mitë e ndajmë ngjyrën e qielltë. jo, mos i mbyll, s'kena nge asnji orë me vdekë humbjen s'do na e falin retë që na u banen kalldrem shtrue me t'butin ajrin tand e tem Nji ditë do mbërrijmë te

Korbi që këndon n'oborr, teksa laj vendin tem

Mmmmm A N'fillim si shkronjë që ndërton ngrohjen, strehën, kështjellën hedhë në nji fletë, fletë, milioni solli milionin që s'e numërojmë n'synin e n'mendjen tonë ndriçim, dituni, urtësi, N'dytën herë si femën flokë n'shpinë t'hedhun krejt drejtë t'krehun trupin e zhdërvjelltë fort e ngulun n'tokë njiherë s'kujtohet me u rrëzue N'tretën herë si humbje humbje e shtërngueme n'gjoks si vulë e ngulun dëshirë e tretun n'rrugë e hedhun si syth luleje e shkelun... N'herën e katërt krejt po t'harroja m'fal se pa ty as dashni s'ka mmmmmm AAAAAA ... Kam disa krena mbushë me gur, me pluhun, kanë apo s'kanë tre gram ujë pjesa tjetër asht zhavorr, guraleca dielli s'u kalon kurrë as përmbi flokë, as nën kambë s'u hyn kund drita, errësina u mbretnon. I mbaj n'duer, kur duhet t'i kisha lanë me kohë Asht kjo tokë që u pjell dhe i rrit shtohen me ritmin e helmit helm që t'mbyt