Posts

Showing posts from March, 2020

Gilmana Bushati: Hana

Hana u zgjue prej nji zhurmet të lehtë në dhomë. Ktheu kryetin me pa se prej kah vinte, por ishte e lodhun dhe veç u kthy në krahun tjetër. Nata mendoi dhe u këput. Të nesërmen para se me dalë në punë rregulloi sa me thanë dhomën e gjumit e diku i hasi kamba fustanin e vjetër të saj, fustan që s'e dinte se e kishte. E bani palë dhe e futi andej nga fundi i raftit. 'Ah, Vjola!' Tue dalë nuk harroi me i thanë së bijës dymbëdhjetë vjeçe 'mas më trazo ma gja te rafti se sa e rregullova'. S'arriti me e dëgjue përgjigjen, se tashma ishte në   biçikletë për me shku në punë. E niste si e marrë. Ndërsa punonte mekanikisht asaj iu duk sikur pa me mendje refleksin e dritës në nji pasqyrë, 'po atë fustanin sikur ka nja dy vjet që ia pata falë dikujt'. Se kush e thirri n'at' moment dhe drita iu zhduk.  Ajo e harroi, por duket se fustani s’donte me e harrue. Pas nja dy ditësh e gjeti prapë jashtë, te kambtë e shtratit të saj. Hana nuk e zgjati, po sh