Posts

Showing posts from 2012

Letër e Inës

Tone!  Kam përshtypjen se ne femrat e ditëve të somte, nuk duhet të qahemi si qahet Diana, të rrimë duarkryq e të presim që të na marrin me të mirë, apo të na thonë një fjalë të mirë të tjerët. Ia them i vetes ne, s’kemi nevojë për ta. Arsyeja që po të shkruaj motër Tone është se kam vendosur t’i jap drejtim vetes, t’i jap drejtim të ardhmes time. Shumë shpejt do të jem deputete. E kam vendosur.Do të më kandidojë për deputete një prej partive më të mëdha që ka ky vend, një parti e denjë për të mbrojtur kombin, interesat e tij dhe interesat e qytetarëve të këtij vendi. E ke parë besoj tesërën time, vitin e kaluar, harrova të të thoja se atë ma ka dhënë vetë kryetari në dorë, shkruhet me shkronja blu emri im Ina Toni. Madje kryetari ka shprehur vlerësime pozitive për mua në një forum grash të partisë tonë, duke ma promovuar emrin, e duke më ngjitur në majat e politikës së partisë, unë e meritoj një gjë të tillë. Më ka përshëndetur për debatet që bëj nëpër televizionet e shumta që ka kr

Letër e Dianës

Tone e dashur, faleminderit për urimin që më bëre për ditëlindje. Më shpëtuan dy tre lotë ndërsa hapja dhuratën tënde, aty e vogël, e shndritshme, e këndshme, e vyer për mua, shumë. Më duhet ta pranoj, u bëra 50 vjeçe dhe të them të drejtën përveç teje askush tjetër nuk u kujtua për mua, askush nuk më tha një urim të vogël, të gjithë vrapuan të dilnin nga shtëpia, secili me punët e veta. Më shpëtuan lotë Tone, motër, se dje ishte edhe dita e Shën Valentinit, e nuk po di pse e doja një urim tjetër për ditëlindje. Dola vetëm, atje mes njerëzve të këtij qyteti, e u ndjeva më e trishtë. Në fakt nuk doja të më dilnin lotët në mes të rrugës dhe u përmbajtja, prandaj hyra në një kafene plot me njerëz. Mbase njerëzit atje do më bënin të harronin, 50 vite, dhe askush të mos kujtohet për ty. Lokali ishte i mbushur me gra të zhurmshme, që qeshnin me të madhe, që tallnin ditët e të dashuruave, që në fakt tallnin veten, se nuk besoj se ndonjëra që e ka ndjerë me të vërtetë këtë ditë, nuk besoj se

Letër e Mozës

Ah moj Tone si kanë vajtur punët kështu ka për të ardhur një ditë që kam për t’ia këputur kokën si zogut atij shefit tim. Ma ka sjellur në majë të hundës moj Tone, do me patjetër t’i sjellë punët deri aty sa unë të iki nga puna. Por unë do të rri, jo se kam inat me të, po se unë po i rri mbi kokë punës. Komunisti i qelbur, se gjithë këta që janë në krye komunistë janë, se nuk bëjnë asgjë vetë sepse merret me politikë edhe në punë, ua ngarkon të tjerëve të gjitha detyrat që duhet t’i kryejë ai, se ai qeras me kafe, dreka e darka ca politikanë të shqyer që na vijnë andej rrotull. Duan ndonjë firmë ato, firmë me të cilën bëhet para e madhe, e di unë, se kot nuk vijnë ato, se po i çahet hunda atyre për zyrën tonë, vijnë e bëjnë ndonjë pisllëk me shefin. Dhe ky këto pislliqe nuk na i lë t’i bëjmë ne, se jo vetëm nuk ka besim, se ka frikë mos i fotokopjojmë ndonjë dokument që ndonjë ditë mund ta kompromentojë, por mendon se do e padisim, se si në të gjitha vendet e punës, këtu ka lulëzuar

Letër e Tatjanës

Motër Tone, doja të dija vetëm se si je me shëndet, e doja të të thoja edhe një lajm jo të mirë. Petritin ma hoqën prej pune, s’ka më organikë, i thanë. Ai erdhi i mërzitur në shtëpi. Erdhi vonë. U bëra merak, sepse shkoi ora 11.30 e nuk po vinte. Kur erdhi, të thashë, ishte shumë i mërzitur, gati sa nuk qante. Më kërkoi falje që kishte ardhur vonë, por më tha, se kishte ardhur në atë kohë që t’i gjente djemtë fjetë, nuk kishte sy t’i dilte përpara atyre. Shkoi pak t’i shihte te dhoma e gjumit, ata të dy, flejnë në një shtrat të sajuar për dy vetë, por që e di që nuk është i rehatshëm. Nuk më shihte në sy Petriti motër, por e shihja se diku edhe kishte qarë. “Nuk është e mundur të mos ketë organikë, s’ka më shumë se një javë që kanë marrë në punë për të njëjtën detyrë dy vajza të reja”, thoshte ndërsa ngatërronte duart nëpër xhepat e vet. Unë nuk di si ta ngushëlloj Tone, kam mbetur pa fjalë, por nuk mund ta kritikoj, se e ka mbajtur atë punë me dhëmbë, ka plotësuar edhe dëshirat e she

Letër e Linës

Motër, po prisja autobusin si çdo ditë në orën 07.00 për të shkuar në punë. Ai po vononte, siç bën zakonisht. Aty pranë meje ishin dy vajza, edhe ato po niseshin për punë. Mendova me vete se ata që nisen në punë në këtë orë të ditës, apo më herët, janë thjeshtë hallexhinj, që mezi u del për të ngrënë, që e shtyjnë jetën, ashtu siç e di që e shtyj edhe unë. Po vajzat ishin të qeshura në atë orë. Po mendoja se fëmive nuk ua kisha lënë drekën gati, por vetëm i kisha porositur, kur rastësisht dëgjoj bisedën e tyre. Duhet të ishin të të njëjtës moshë, po njëra i kishte flokët ngjyrë kafe, tjera të zeza, njëra diçka më e shëndoshë se tjetra. Kjo e shëndoshta po i thoshte shoqes së vet, që mbrëmë kishte bërë thonjtë, i kishte bërë me xhel, i kishte limuar dhe që sipër xhelit kishte hedhur dhe një solucion tjetër, që nuk ia mbaj mend emrin. Në të vërtetë Motër, thonjtë e saj, ishin brilantë, dukeshin të bukur, të kuq të ndezur edhe si me ndriçim. Shkëlqenin në atë stacion autobusi, në gjithë a