Posts

Showing posts from October, 2021

Gilmana Bushati: Nana nuk ka dashtë kënd tjetër ma shumë se ty (II)

  Albana e puthi t’amën. Tjetra u zu krejt si papritë dhe u ngashëru. Ia fshiu lotët dhe i tha se kishte nevojë me shku me fjetë. Kjo humbje ndoshta kishte me kenë fillimi i një lidhje të ngushtë me njena-tjetrën, të dyja kishin nevojë. Deri at’ ditë mes tyne kishte kenë Ija. E në mungesë të saj, u duhej me e mbushë boshllëku. Çarçafave u vinte era milva, e ama ishte kujdesë me i ndërru pak minuta ma parë. Ia vuni fajin kësaj arome për pagjumësinë. Tërhoqi me kujdes pantallonat që i kishte hedhë në nji karrige aty afër dhe prej atje nxorri copën e letrës që ia pat dhanë e ama. Adresa e fundit e Ijes. E shkrume me laps. Në dritën e vokët të nadjes arriti me i lexu shkronjat. Dinte me u orientu me ato shkronja. Vetë Ija ia kishte mësu. Herët e para kur kishte kenë ndër vorre me Ijen, kishte pa andrra të këqija dhe shpesh qante se të vdekunit kishin me ardhë me e marrë. ‘Mos u ban e marrë, nuk të vijnë me të marrë ty’, i thoshte Ija, e cila nuk harronte me i thanë që ‘mos ki fri

Gilmana Bushati: 'Nana s’ka dashtë kënd tjetër ma shumë se ty'

Nëpër gjumë dëgjoi të binte telefoni i shpisë. Me përtesë ngriti krytin e ashtu me sytë gjysë mbyllë gjeti telefonin e vet dhe hapi për me pa sa ishte ora. Veç tetë e gjysë, nuk e kishte ndër mend me u çu me e kapë. Prej më së një viti i kishte thanë vedit që kishte me e heqë numrin e shpisë, nuk i duhej gja. ishte ba mjet i bezdisshëm. ‘Vetëm për një euro mund të blesh një telefon teknologjia e fundit, abonimi me kaq e aq datë, ju lutem shpejtoni se oferta mbaron’; ‘Një makinë e sapo dalë nga fabrika me vetëm treqind e njëzet euro muaji, ua sjellim në shpi’’; ‘Dyert e hapura për këtë apo atë formacion...’ e shumë tërr tërrë tërre të tjera. Herët e para u ishte përgjigjë me mirësjellje, u thoshte jo ofertave, pastaj filloi t’i gënjente, herë herë i gërmushej, e pastaj pendohej ‘gruje, punëtorë si puna jote, fitojnë bukën, njësoj si ti’. Pastaj ashtu si ishte nëpër endjen për me fjetë, imagjoi se prej cilit vend të varfën të botës i vinte telefonata. Të rinjë, gra, burra të tana