Posts

Showing posts from 2020

Gilmana Bushati: Lundra

Murlani ia nxori gjumin. Ishte shtri shpejt me fjetë, ishte lodhë tu pritë me fillu era e madhe, i kishte thanë i ati. Patjet ë r q ë  tan ë  t ë  tjer ë t n'at katund t ë  vog ë l, ishin shtri me fjet ë , por, si edhe ajo, rrinin me sy hap ë  nën mbulesa, tu dëgjue murlanin që kishte fillu me turfullu, her ë  si ujk e her ë  si katalla. Edhe e ama me t’atin zgjutë ishin. Dëgjoheshin tu lëvizë e tu folë nën za. I ati thoshte me gjysë zanit, se shumë shpejt kishte me mbaru, e nuk duhej me pasë frikë se kështu e kishin këto lloj ernash. Kishte vetëm hallin e shpisë, e cila nuk ishte dhe aq e re për me e përballu stuhinë. Shabani i fliste Tinës, me ia largu frikën. Trenat e shpisë kërcisnin. Dukeshin sikur ishin kthy në nji lojë gjigandit, e ai në nerva e sipër donte me e prishë. Ajo ishte mblu kambë e krye, e pyeste vedin ‘a thu ka flokë gjigandi? si ia ban me i mbajtë për kry me tanë këtë erë? A e di mirë se ku e ven kambën, po kur ulet kah shkon’? Murlani kishte fry edhe ma përpa

Gilmana Bushati: Xhidës

Image
  Hana me at’ pamjen e trishtë porsi andërr pyt pa ia ‘dà ‘ku e ke’, ‘ku e le’, ‘si e le’, ‘pse e le’ nuk më len radhë nuk i jap fjalë vedit me u përgjigjë fjala s’mundet me u formu kisha dashtë me e mbytë dhe rrej hanën e rrej ashtu si edhe ty ranës i baj katër gjurmë baj dy kala në breg detin e përshkroj me katër krahë njiherë si peshk i trazum në lirinë e vet e të dytën herë si qënie që rrëshqet po ajo më kërkon nji tjetër hije ‘ku e kam’, ‘ku e lashë’, ‘si e lashë’, ‘pse e lashë’. Po a t’u luta, a ta thashë, atë natë që ishe sa për gjashtë e kuqe me t’u dhimbtë tesh gjeje vetë ashtu si e gjej unë nadjeve herët tu u mbështjellë për në breg me taku peshkatarët në pikëllim për jetën e mbetun në rrjetë atje nën çadrën e kuqe e ke tu pritë detin me u nxehë tu pritë ranën me marrë flakë dashnitë me u pjekë e me hy n'ujë me u fresku e me buzëqeshë, mes brengës së vet me buzëqeshë. Atje e ke, unë e shof, tu kërcy në dasma deri në

Gilmana Bushati: Fjongo

Image
Dielli edhe pak ka me shku me fjetë mbas majës së malit, që ishte menjiherë mbas shpisë së Dinarites. Ajo vrapoi. La punët që kishte në dorë. Po lante enët te truma jashtë. Fshiu durt me bohçen që kishte para, ngriti nja dy fije flokut ra për ballë dhe shkoi te vendi. Tanë shpija e dinte që ishte vendi i saj. Atje, në fund të kopshtit, pikërisht ku i ati e vllaznit kishin mbjellë misër, pamja binte mbi luginë. Lugina ishte e madhe dhe e gjanë, por nuk kishte dalë aty me pa natyrën, e njifte përmendësh, por atë që kalonte atje poshtë, trenin. Lugina kufizohej me dy kodra të vogla nga ky delte treni prej nji tunelit dhe hynte prapë në tunel. Në momentin që kaloi treni ajo mblodhi dy gishtat e saj, tregusin me të madhin, me e përfshi lojën e mrekullushme të saj, në at’ hapësinë të vogël. Aq sa zanë gishtat krypën për me ba bukën, aq ishte e madhe ajo lojë. Në darkë treni ka me u kthy prapë prej andej kah ka ardhë, por sonte nuk kishte me pasë kohë me e pa, kishte punë. Mbylli sytë, tu and

Gilmana Bushati: Katerina

Image
  Krismat më zgjun nga gjumi, për nji moment nuk u dëgju asgja, as zhurma e perdes që lëvizte lehtë prej nji flladi të freskët, duhet të ishte patjetër andërr. Por nji breshëri tjetër që prishi heshtjen e maparshme, më bani me kuptu se krismat s’ishin të mira. Ishin pak larg, por isha aq e zgjume nga gjumi sa me kuptu menjiherë që çka po ndodhte atje larg. E vetmja gja që m’erdhi në mend ishin ‘kanë lidhje me mu’. Nuk m’u ba me shku me pa natën te dritarja. M’u kujtu baba që sa herë dëgjonte krisma natën afrohej te dritarja për me pa nuk e di se çka dhe i bante me dorë nanës për me na mblu. Ajo mirë mbasi na mblonte kambë e krye mue , dy motrat e mia dhe vëllanë, vinte edhe trupin e saj si mburojë. Gjithfarë historinash dëgjoheshin ato kohë, por frika e nanës ishte shumë ma e vjetër se vetë historinat. Për ne vajzat ishin histori të frikshme me shumë gjak, me shumë vdekje të njerzve të rinj e të vjetër, e kur i njihnim të vdekunit, aty ishte fundi. Për djemtë na ishim budallica,