Posts

Showing posts from January, 2016

Kangët e mia blu

*** Norë, pallton blu shtërngue për trup flokë të zeza të shtrime bukur ballin e bardhë, sytë tuej i fërkue për zjerm gati me ndezë, qiell e det, malet aty përbri me i shkri në nji, me i djegë pa shkue deri në dy kishe garë me trenin, stacionet me i mbërritë me shpejtësinë e marrëzisë së dritave të tij që i lëshon në shpitë e fikuna ndër shpirtrat e tretun, kështu si asgja të hedhun të mbimë ndër gur, pa dashtë me iu afrue për nur e kambët s'të prekin tokë, fluturojnë  zemra do me dalë jashtë, ndër grushte, me gulçe dhe e shtyp fort,  fryma po ta prét në dysh atë gjoks edhe pak, edhe pak, s'ka shumë emna ky vend për më takue njerz, për me përkdhelë flokë nji dorë në faqe me e përshitë,  me e thà nji lot, kalbë ndër lule, s'ka ma emna s'ka ma lule, s'ka ma diell, veç vrapi jot i marrë që i ushtoi si vaj natës, shiut, pemëve që të panë. Norë, mos vrapoje, ta shtrije dorën, ta hapje derën e shpisë me i dëgjue aromat e gjellnave, të fjalëve ta