Posts

Showing posts from October, 2016

Albana Fani: Kur vitet vijnë në jetë pa të pyetë

Image
1. Si me të gërga? Si stomaku? Që ti don me e qetësue me do bukë të rreshkun e djathë Mendja të shkon fill te nji mollatartë e langëshme e e mishtë, Por tulatesh se stomaku s'ka me gjetë qetësi..... Përfundon te nji gotë me qumësht pak të vakët... e vazhdon me bukë të rreshkun e djathë.. Gjithçka qetësohet… gjithçka zen vend. E tash si me të gërga, si mendja që rrin te mollatarta? Ah gërgase e keqe mendja asht... 2. Si me të gërga? Krejt si ajo era e kafes tuj u pjekë kur ti je tuj kalue rrugës e hundet t’i shpon n’aromë të dishrueshme. Era e saj të çon sa larg në shtëpinë e vjeter të nanadajes tuj ndigjue gërcitjen e kokrrave të kafes tuj u rrotullue sa mbarë mbrapsht në dallapin futë zi. Mbushë frymën e rradhës me aromën e kafes e me sytë mbyllë kujton vedin femijë Se si hidheshe prej gëzimit kur kokrra e kafes pëlciste paffff e fantazinë tande të çmendun gërgiste pa kufi. Procesi prej pjekjes n’dallap, pjata e zinkës

Eli Kransniqi: Dikur gjithçka ka me heshtë shpirt

Image
*** Më kanë lulzue flokët  Të hallakatuna si degë të nervozueme  Të shterruna miklimi e fresku  E unë nuk muj me e ujitë 
 Mallin që i thanë e i zhuritë E be kam ba që nuk i prejë 
 Pa harru çdo gemb jete që m’ke dhanë 
 Po i la lirshëm me u dalldisë Deri ditën kur të shoh prapë Ka me pritë e ka me i rritë Në pragje të dyrve të huja nëpër dynja Kaçurrelat që thurrin strehë harrese 
 Deri atëherë, shpirt Deri atëherë. *** due me marrë udhën e madhe do fjalë me i gjetë në secilën shpi të mbushun me njerz me mallë e me idhnim trishtim e pasion dhimtë e dashni se të miat fjalë nuk po dijnë ma me kallzu pse nuk muj me të lëshu pse fijet tona, gati të padukshme të holla të holla i mbledhi, i dredhi, i bashkoj si gratë e Opojës kur penjë prej najlloni bajnë e thuri e thuri nji hamak dashnie që nëpër jetë ka me na luhatë lidhun prej nji qoshi të dynjasë në tjetrin nji urë bese me të ndihmu ty shtatë male shtatë detna