Posts

Showing posts from September, 2017

Fernando Pessoa: Shikimi yt se ç’ka nji diçka prej muzike luejtë në anije

Image
Ritmike, nji xixëllonjë len mbrapa vetveten. Anepërqark, i errët, katundi asht mungesë e madhe zhurme që bjen erë pothuejse të mirë. Paqja e gijthçkasë dhemb e randon. Nji mërzi amorfe më ngulfat. Rrallë e tek vij në katund, gati kurrë s’e shkoj këtu krejt ditën, e le ma me e bujtë natën. Porse sot, meqë ky shoq, në votrën e të cilit jam, nuk më la mos me ia pranue ftesën, erdha këtu gjithë marre – si i ndrojtuni në festë të madhe. Mbërrita këtu tanë andje, u kënaqa me ajrin e visoren e paanë, drekova e darkova mirë, e tash, në thellin e natës, në dhomën time pa dritë, tëhuejsia e vendit po më mbush me angështim. Dritarja e dhomës ku do të flej kqyr kah fusha e hapët, kah fusha e paçanësueme që asht të tana fushat, kah nata e madhe zbehtas e yjëzueme në të cilën nji puhizë që nuk ndihet, ndjehet. Ulë te dritarja, kundroj me anë shqisash këtë kurrgja të jetës universale që asht njikëtu jashtë. Ora harmonizohet në ndjesi të shqetësueme, që nga e padukshmja e dukshme e gjithçkaje

Gazmend Berlajolli: Gegnishtja s'ka rrugë tjetër veç me tregu se don me vazhdu me u shprehë

Image
"... Vetë varieteti, edhe pse për mendësinë  kolektive të përdoruesve të tij,  ende po ai i kohës së socializmit,  në fakt ngërthen elemente të reja plot,  e që sipas normës të periudhës socialiste  do të cilësoheshin shmangie..." Sa herë do t’i kthehemi debatit për gegnishten, pse duhet një debat i tillë, deri kur e ku do të vazhdojë? Është, kuptohet, e pamundshme me e parashiku të ardhmen, por di me të thënë se debati mbi gjuhën ka me mbetë, e kjo bash sepse debati gjuhësor është pjesë e pandashme e diskutimeve të shoqërive të zhvilluara. Kuptohet, rrjedha që do ta marrë debati do të varet prej nivelit të emancipimit të vetë botës shqiptare, e ky do të rritet me shtimin e ndërkomunikimeve mes pjesëve të saj. Ashtu siç ky komunikim do të arrijë të përdegëzohet tutje, me nivele të reja në fushë tregtie, kulture, mediale e politike, është e pritshme që vetë gjuha e kryerrymës të shtojë përherë elemente që do t’i përdorë pikërisht për t’i përmbushë k

Alma Bazhdari: Dita e bukur m’ka nisë këtu n’oborr t’rinisë

Image
Lirikë pa pretendime Pashë besën e Zotit A ma thue nji fjalë ? Kur unë kjesh aty Ti pse s’kishe dalë ? Pashë besën e diellit Mos m’i ik fjalës Unë tri orë t’prita Nën dritën e hanës. Për at’ tokë e për at’ diell Pasha Atë që âsht në qiell Fort unë deshta Por nuk mujta Bash si ti edhe unë vuejta. Bash me hanën unë kam folë T’puthnat e mia me t’i çue Se tanë trupin ish’ tue m’vlue, Por dekikun un’ s’e pres Me t’pas nesër n’t’parën vesë Me të pà e me t’prekë dertin bashkë e hjekë. Mbramja tue rà Prap’ mbyllë, Kërkush nuk më sheh E shumë më kërkojë. Unë i iku njeriut, I iki dritës I iki freskut Edhe erës. Iki larg për me kërkue Çfarë lashë, çfarë s’gjeta, Çfarë humba rrugës. I iki të mirës E zhdukem në terr, Me u kthye prap nesër Si asnjiherë. Eremia Ai i nji grumbull muskujsh të paqtë, Unë si qeni mbas të zotit Krahët e tij si nyje konopi marinarësh, Kambët e mia kuturu’ Qetësi