Posts

Showing posts from November, 2022

Grevë në uzinën ‘Poezi me breshëri’ shpk

Sot n’uzinë nuk punohet dikush asht zgju me mendje të keqe ka shpallë grevë e nuk asht mjaftu me kaq, por edhe ka blloku. Uzina asht e randësishme për jetën njeriu pa ujë mundet me ia dal ë, plot  shtatë ditë por pa poezi? Asht e pamundun me mbijetu shtatë sekonda. Ai ose ajo që asht në kry të kësaj asht veç nji njeri me shpirt kriminal ora po shkon shtatë e na jena ende jashtë edhe pak njerzia çohet dojnë poezinë te shtrati e asgja s’asht gati. Unë punoj te reparti i poezive me natyrë të dekun nuk kam arsy me shpallë asgja jam mirë, ngrohtë, normën e baj dyqind e tridhetë e shtatë fletë në tetë orë në nji fletë dy ose tre poezi në varësi të kërkesave të lexuesit për rreshta. Pronari i pronarit na ka me sy të mirë shefi i repartit asht durtrokitë disa herë për vit të ri vjet kishim nji kile portokalla shpërblim, jena mirë, kot me u qa, sa shkoi ora? Flas me nji gru në moshë ka shumë vite ajo k ëtu punon në repartin e poezive për lirinë disa herë ia kam pa foton në tabelen e nderit shkr