Posts

Showing posts from August, 2014

Nji kangë asaj

Daim Miftari Nënës dua të mbështes kokën në prehërin e nënës të ndjej mëngjesin tek lind nga duart e saj që miklojnë kokën time e të them se nuk ka dhembje burri që e mposht zemrën e fortë të nënës se ti je fëmija i saj edhe kur flokët të të jenë thinjur rrudhat të kenë bërë punën e tyre se ajo është e vetmja që të dëgjon deri në fund dhe mbledh pjesët e tua nga rrugët e largëta si plaçkat nëpër dhomë sepse vetëm ajo ua lidh gojën të ligave si plagët e vogla në gjunjë ditëve të verës sepse vetëm nëna i del përpara zemërimit të babait kur ti je me faj se nuk e dëgjove fjalën e tij se ajo është nëna se është nëna ajo kur të tjerët duhet ta dijnë se ti je i pathyeshëm sepse ajo e nxjerr anën më të fortë të saj nga butësia e vet dhe ta falë ty Sueton Zhugri  Për Elizën Litarë shiu teposhtë varen, Oh me ç'zhurmë, e me ç'ushtim, Me një prej tyre qiellin të ngjitja, Thua retë do kishin kundërshtim. Se shumë gjërat kanë ndryshuar, Qëkur

Mirela Petalli: Dhimbja është grua e ndershme

Unë grua Pashë gjymtyrët e mërzisë sime të lëpiheshin si flakë mbi kurmin e brishtë të një dashurie. Gërmova me thonj të miat dhimbje të pafytyra për një palë sy te rinj. Zhvoshka shtatë lëkurët e mia të fjetura për një të paprovuar ndjesi. Shkula gjilpëra të ndryshkura prej kujtesës veç për një belbëzim. Gjithë këto për të t'dhuruar ty tënden tradhti e vetes një nga e para dashuri. ... Aroma të qe fillesa e marrosjes? Më pëlqejnë sfumaturat, një prekje këputi fillin... Me det m'i mbush sytë e më vjen të derdhem ujëvarë... Del të vdesë në breg një fokë, kaloj faqen se nuk e dua heshtjen që të pllakos pas shterjes në dhe me mua... ... Nuk di ç'të solli këtu sonte pikërisht, pikërisht tani, që as erë s'po fryn. Tërë shqisat e mia u ngritën në këmbë, thanë s'ka mundësi! - dhe mbi mua gjunjëkëputurën ranë sërish. Po s'është mall, jo, ky që ndjej, as kokëmbrapa nostalgji, është një shterje që më mek, ishte vapë... jam

Ne nji zarf, ne nji leter te shkrojta per syte, fiset, etnite, gjithçka per veten

*** U err, mbylle derën, ban ftohtë, do mërdhasësh unë s'vij, kam ikë jo, jam në vendin që më rri ma mirë ke ikë ti, ose ishe i ikun, i paarritshëm nga e ardhuna. Mos u mërzit për mue që jam jashtë teje sonte po mbuloj fmitë u ba ftoftë, s'e prisnim, por ja që erdhi, mos ma thuaj njiqind herë, do mbulohem edhe vetë do flej ngrohtë, do më ngrohë pamja jote te dera te dritarja, te deti, te molet e betonta, atje ku ban sikur jam edhe unë dhe thërrasim bashkë pulëbardhat me çue lajm atë që s'arrijmë në sy me e thanë. Mbylle derën çdo natë, ashtu siç e mbylli unë mbylli si prekje, si djegie ndjenjash në përpjekje me kenë, me jetue, me gjallnue, por atje, pikërisht te pragu duhet me fjetë t'i lamë jetime, t'i lamë të pastreha, le të flejnë jashtë me nji kapuç përsipër mos me u lagë nadjeve t'i marrim prapë dhe me fjalë të buta t'i thajmë t'i rrejmë, t'i përkëdhelim si fmi që gëzohen vetëm me kaq. Pulëbardhat e mia kanë mbetë në Rin s&

Henri Michaux prezantohet ne shqip nga Mirela Petalli

Henri Michaux Poezi për Fuqinë I. Unë po vozis E mallkova ballin tënd, barkun, jetën tënde Mallkova rrugët ku shkelën hapat e tu Gjërat që preke me duar Mallkova brendinë e ëndrrave të tua. Të vura një pellg në sytë që më s’shikojnë Një insekt në veshin tënd që më s’degjon Një sfungjer në trurin tënd që më s’kupton. Të ngriva në shpirtin e trupit tënd Të ktheva në akull në thellësitë e jetës tënde Ajri që thith të mbyt Ajri qe thith ti është si ajër qilari Është një ajër që e kanë shfryrë tashmë Hijenat Ky është një ajër që askush s’mund ta thithë. Lëkura jote është e tëra e lagësht Lëkura jote djersit ujërat e frikës së madhe Sqetullat e tua kutërbojnë deri larg prej shpellës së nëndheshme. Kafshët ngordhin në vend kur kalon ti Qentë ulërijnë natën, me kokat drejtuar nga shtëpia jote Nuk mund të arratisesh Nuk mund të mbledhësh as fuqinë e një milingone në majën e këmbës tënde Lodhja ta kthen trupin në një cung Lodhja jote është një karvan i gjatë Lod

Tre poezi nga Anna Akhmatova

You will hear thunder - by Anna Akhmatova You will hear thunder and remember me, And think: she wanted storms. The rim Of the sky will be the colour of hard crimson, And your heart, as it was then, will be on fire. That day in Moscow, it will all come true, when, for the last time, I take my leave, And hasten to the heights that I have longed for, Leaving my shadow still to be with you _____ Ki me e ni bubullimën Ki me ni bubullimë e ki me më kujtu, Dhe ki me mendu: ajo i donte stuhitë. Skaji I qiellit ka me qenë ngjyra e kuqrremtës, Dhe zemra jote, ashtu qysh atëherë ishte, Në zjarr ka me qenë. Atë ditë në Moskë, gjithçka do të bahet, Kur, për të fundit herë, udhën në sy e marr Dhe ka me u nxitu për naltësitë që per to mallë kam pasë Tue e lanë hijen teme, hala me ty me nejt. Elife Krasniqi The Sentence, by Ana Akhmatova And the stone word fell On my still-living breast. Never mind, I was ready. I will manage somehow. Today I have so much to do: I m