Posts

Showing posts from July, 2016

Adem Gashi: Me u shue don me thanë me u ba mallëngjim

Image
Po bisedonim me Hidën ( I ndrittë shpirti shkrimtares Hida Halimi ) si kot mori tërthor fjala e zumë ngoje Zhorzh Batajin e çuditshme ajo “Historia e syrit” –  i thashë, le gjë pa lexuar ti? – ma priti ohuuu  ç’është ajo fjalë, mike brodha me “Ana Kareninën” te çeçeni “Haxhi Murat” e “Ringjallja” po ngela tek portat e “Lufta dhe paqja” s’e beson, ngela si mumie, si gur pos titullit s’e lexova kurrë po bisedonim me Hidën, të mirën dhe... biseda mbeti e pakryer si leximi... i luftës Gjamë e pakëndueme   po i thojsha nanës që m’ka dekë qëkur: nanë moj, nanëloke qysh s’u bana nji herë burrë e m’i xjerr sytë prej koke e m’i xjerr rropullitë prej barkut e dritën e diellit ma mos me pamun sutat e bardha të Shkodrës ditën q’i pashë çika ramun n’Rashkë m’u bamun gra t’xhinsit t’huej e po i thojsha nanës e nana gja s’më tha veç u ba lot i nxim i t’zezës Shkodër Para trupit të një gruaje  papritmas mori qielli flakë, mori zjarr majëmali e fusha

Daim Miftari: Poezitë që i dua

Image
M und të vijë një ditë mund të vijë një ditë kur thua ashtu si me mllef në djall vafshin të gjitha poezitë e mia të shkruara e të pashkruara sa shumë jam lodhur me to duke e vendosur çdo fjalë me përpikmëri në çdo fjali si një fëmijë  i   përhumbur   në botën e lodrave të tij dhe po si ai kam qenë i lumtur kur kam  besuar  se ia kam arritur qëllimit e po si ai prap ë ia  kam nisur lojën nga e para duke menduar pastaj se kam mundur të bëj një punë tjetër më të lehtë ndoshta kohën e lirë kot ta bjerr dhe thjesht e ke kuptuar që nuk je dhe aq i aftë për gjëra të tjera Shkup, 15 mars 2015 N ëse nuk do të isha unë nëse nuk do të isha unë tjetër kush do të banonte në apartamentin ku sot banoj unë në të njëjtin qytet në të njëjtën rrugë në të njëjtën adresë dhe ditët po këto do të ishin me të gjitha stinët brenda të gjitha ngjarjet gëzimet mërzitë fatet fatkeqësitë marrëzitë si furgonë të stërmbushur mallrash