Posts

Showing posts from June, 2017

Gilmana Bushati: Po vij me të thanë, ich liebe dich mor zotni këpucar

*** ‘në luftë trup më trup mos mendo teknikën a armën që ke me përdorë blloko tjetrin e ashtu mundesh edhe me e mbytë veç kështu betejat ke me i fitue’ por mbramë zotni trajner ai trupmadh me duer punëtori të forta gur, lodhë prej të nxehtit punue në diell katëdhjetë nën hije s’kish pasë kohë as me hangër drekë kafja ish ftofë në termus e kish marrë rrëshqanën kutinë e veglave dy orë rrugë, trafik shumë n’A31 as za s’kish pasë me këndue kangët e radio Lorraine e m’u shtri në kanape dukej i dorëzuem nuk hangri asgja, s’kërkoi as me pa ndeshje pak ujë prej ngrimjes e piu me nji frymë e më tha m’len zemër me fjetë nuk mendova asgja, as teknikë as armë as se ku dreqin e ruejmë fuqinë na gratë po e bllokova, shtërngova fort trup më trup, na të dy ai krejt lëshue unë me duer në fyt asgja s’thamë, dy herë i pulitëm sytë dhe i mbytëm tana luftnat tueja me dashni. *** po më kërcet xhami kuku nana ka me e dëgjue ka më u çue vra

Xhabir Tabaku: Nën hije blini në mbramje vonë ke me më gjet'

Image
Pritja! Nën hijen e nji blini Në pjacë mbi biçiklet’ Tue t’prit fillonte dita Në mbramje vonë m’ke gjet’ E prap e prap unë shkreta Nji cak aty e gjeta Vrik-vrik kalonte dita Përditë aty të prita Aty tue t’prit nën hije Kur vije e kur s’vije. Bashkë Ishte natë, gjithandej heshtje Ftohtë, ngricë e fjalë memece. Ngushtë, shkurt-pa frymë, pa puls. A marrim arratinë? Të kam njoftë në botën tjetër.. Të kujtohet? Në nji vend të largët, Në jetën para kësaj-atë të keqen. Përbri një liqeni të ngrirë Ku pulbardhat nxinin urije, e ti shkriheshe në mua si brymë. Të kujtohet? Kur unë t'mbuloja me puthje e s’thonim asnji fjalë, Kur gjaku rridhte i ngrirë-rubin, unë pa frymë E ti shkrije pshtymen për nji puthje më tepër... Të kujtohet? Si vdisnim ti e unë ngadalë e me dëshirë, Se e dinim që do lindnim edhe nji herë, Që do lindnim bashkë-Dashnorë binjakë! Shih!  Kemi lindë saora, dhe po vdesim prap. Absurd dy herë? A sall nuk kemi lindë kurr! Por vdiq