Posts

Showing posts from March, 2016

Lindita Ottarsson: Të gjitha ngjyrat e lumit Drammenselva

Image
Mjegull Shqiptar Oseku Ars poétique Ti më bën Syri yt më sajon përditë  më ndërton të adhuroj, t'u lutem metaforave miteve metominive atij ars poétique  që je ti. Jam për ty. Jemi kjo. Një ditë gjashtë rrathët do të mbarojnë e unë do të them: nga ti erdha e te ti po kthehem përsëri. Entela Tabaku ti nuk e din kurrë ku e gjen paqen e ke një ide lëndinash me lule një kishë e freskët në fund të rrugës së zhegitun një ballkon me pamje nga qielli një prehën i dashtun ku e mbështet kryet a një krye i vogël mbështetë në prehnin tand por të ndodh edhe me hy në një shtëpi  me aromë teshash të sapolame në ajër e krejt papritë  tana idhnimet i lëshojnë armët luftërat pushojnë bora rrin pezull duke të pritë orët zgjaten e plotësohen në paqë ma në fund në paqë