Posts

Showing posts from 2016

"Më ka marrë shumë malli, ma shumë se mundem"

Image
Entela Tabaku Sörman Motra Tone; fjala asht frymë e mundimshme ma përmend zemrën...puthja ka mbetë kacavarë *** fjala asht frymë e mundimshme ma përmend zemrën me rrahje që harrohen qoshes së një prekjeje në buzën e poshtme ku puthja ka mbetë kacavarë kapë për maje gishtash që po dorëzohen lëshohen pak nga pak fjala asht frymë e mundimshme ma përmend zemrën me muhabete që harrohen qoshes së një ballkoni në periferi ku puthja ka mbetë kacavarë kapë për maje gishtash që po dorëzohen lëshohen pak nga pak Fjala mos qoftë! Alban Bala *** Kam frikë se më ka marrë shumë malli Jam si një pyll që po e djeg drita Ndërsa shpon mjegullën Më ka marrë si lumi gurin e këputur Prej shkëmbit, si fëmija gjirin kur ka etje Kam frikë se fryma do më lërë Pa përkëdhelur gonxhen e buzëve të tua Kur shpërthen në një qeshje, do më ndalet Zemra, Koha, fuqitë, zëri që të thërret butë... Veç etjes sime për ty që nuk nd