Posts

Showing posts from November, 2014

Gilmana Bushati: Grue

Dielli përshkroi pemën e fikut, si gjithmonë në muajin korrik, e hyni direkt në dhomën ku po rrinte. Atëherë ajo e kuptoi se a e randë do ishte tanë kjo ditë për të, e nesërmja gjithashtu, e ndoshta e tanë jeta. Jo, s'e kishte me ndoshta këtë bindje, kështu do ishte jeta e saj, si këto rreze të randa dielli, që mezi përshkojnë gjethet e ashpra të fikut, shtrihen në nji copë vend në dhomë, jo me ngrohë, por me ndriçue, të paktën. Sa shumë e kishte dashtë këtë rreze ma përpara, gjithmonë në këtë muaj i ishte shtriqë sa gjatë gjanë dhe ia kishte ndje ngrohtësinë, deri në fund. S'kishte pranue asnjiherë për me dalë nga dhoma deri sa rrezja ndërronte krah dhe shtyhej në ato qoshe dhomet, ku s'kishte ma asnji mundësi me u shtri. Ndërsa e shifte vedin në pasqyrë, asaj po i dukej sikur nuk e kishte dashtë asgja, as ajo rreze e vogël nuk e donte ma. E pesha e këtyne mungesave të vogla po e mbyste. U largue nga pasqyra. Aty la imazhin e nji grueje të shëmtuet, e cila edhe pse kis

Gilmana Bushati: Sot due me kenë verë

*** Në kodrën e roztë  shëtisin dorë për dorë nji bylbyl e nji pëllumb dorë shtërnguem njeni-tjetrit mbetë në fyt tretë, mbytë krahë këputun sqep lëmuem ai i ma i vogli këndon tingujt e nanës që e harroi ai i bardhi shtegun pastron me puplat e vetme  nga pluhni i plumbit teprue dhe duhen, duhen e nuk shuhen  nën këtë diell oriental me palma të kuqe.  Gjurmët e fisit të njeriut kërkojnë për pak bukë, dramca jete në shkretina të verdha teprue  me ranë historinë shkrue  për me gjetë pak fluturim a në nji kafaz me u mbyllë tanë jetën bashkë me jetue.  Njeriu i parë bart pikëpyetje të krijuesit e të vetes e ka mbetë vetë n'atë hapësinë e s'e kupton e dyert e mendjes ende s'i ka hapë për me dëshirue për me andrrue dashninë e dy zogjve që folenë s'e kanë ndërtue asnjiherë njisoj.  *** Mungesën tande s'di se ku ta çoj mbetën pa shpinë edhe këta thonj gishtat s'lëvizin se nuk gjejnë dot atë gojë mbramë e mbajta, nji fjalë mos