Posts

Showing posts from September, 2014

Shqiptar Oseku: Gjithësia po zgjerohet përditë, shpirt

KUR TË NISESH PËR TEK UNË do të gërvallem si toger këtë qytet ta urdhëroj gaditu ciu të mos ndihet të gjitha dyert të t'i hapë pavërejtshëm të të ndihmojë mbi pragje e mbara të të prijë maqineria komplekse t'i punojë fiks metroja autobusët të gjitha taksitë engjëjt t'i derdhin currilat e ujit në parabola të përkryera qielli të t'i skajojë retë diku qoshesh- të t'i lë sall ato të bardhat më të shkriftat parqet të të nderojnë me blerim kudo të shkel këmba dritën ta kesh pararojë gjithandej ta lajmërojë ardhjen tënde PAREIDOLIA Mohimi është gjithmonë retencion. Pren si sharrë nëpër mish të vet. Egërsisht, e këput bishtin, a një gjymtyrë, për ta shpëtuar të paprekur ekzistencën: përshtypjen e përgjithshme. Pa ngurrim. Është dimër i ashpër suedez - dhjetor a janar 2005 - e fëmija im i vetëm qan me dënesë. Babiii. Babiii. Dua tyyy. Zërin ia ndal dera e ballkonit, si bregdet i bllokuar, por i l

Alban Bala: Jam kujtesë më e fortë se aroma e tokës

Një vit pas... I shoh mollët dhe më kujtohesh… Te shkëlqimi i tyre i përmbajtur, i butë  Sytë e tu janë ajo dritë që unë tani marr me vete Në ëndrra kur s'kam gjumë.  Si një gur Filozofik është malli.  Mungesa jote ndërton kështjella uji  Në brigjet e detit të syve.  Kam nisur  Të ëndërroj gjëra të mundshme. I qëroj mollët si ti. Kam zbuluar  Se përtej ngjyrave plot ngjyra të lëkurës Brenda kanë po atë ngjyrë dhe shije  Të mrekullueshme. Shpesh ha në këmbë, jetoj si udhëtarët Dhe gjumin u bë një vit që e kam pupël. Nuk flas më për lodhjen dhe dhimbjen e këmbëve Në mbrëmje jam i heshtur por në mëngjes jam si një pizg  Drite Jam gati të këndoj. Miqtë i shoh në sy  Njëlloj si armiqtë. Më mallëngjejnë bimët Petali i përlotur i trëndafilit, avulli I tokës pas shiut… Nuk kam më frikë, veç keqardhje Për kohën që iku si ti Një shkëlqim që shuhet i ëmbël mbi mollë Dhe mbi kujtime. Zbulesat e mia  Frika nuk vjen kurrë vetëm. Dashuritë varrosen në zemër