Posts

Showing posts from 2017

Agim Morina: Gjuha e shkruar shqipe u zhvillu me tri gjuhë letrare dhe kishte dy gjuhë standarde

Image
...Një nga detyrat e gjuhëtarëve  ësht të krijojnë një baraslargësi  sa më të përshtatshme për të gjithë  shqiptarët kundrejt kësaj gjuhe standarde.  Dhe pikërisht Shqipëria e Mesme,  aty ku po takohen gegërishtja e toskërishtja,  në Tiranë, aty ku po ndodh përzierja  e madhe e të gjithë folësve shqiptarë,  duhet me u marrë si model... Sido që të nisë nji debat rreth gjuhës, ajo përmban nji dozë gatishmënie për të marrë nji anë dhe për ta mbrojtë atë me një zell të pangjashëm. Si duket çashtjet e gjuhës kanë qenë dhe mbeten çashtje që vazhdimisht shoqnohen me debate të zjarrta. A po na ndodh kjo veç neve apo kjo asht një gja e zakonshme edhe në botë? E vërteta ësht që debatet rreth gjuhës kudo dhe gjithmonë kanë një flakë brenda. Diku janë më të zjarrta, diku më pak, por debate rreth gjuhës ka pasë, ka dhe do të ketë gjithmonë. Gjuha, duke qenë një nga ato veçantitë tona më të thella njerëzore, në të njëjtën kohë ësht edhe një veçori ndër më enigmatiket.

Fernando Pessoa: Shikimi yt se ç’ka nji diçka prej muzike luejtë në anije

Image
Ritmike, nji xixëllonjë len mbrapa vetveten. Anepërqark, i errët, katundi asht mungesë e madhe zhurme që bjen erë pothuejse të mirë. Paqja e gijthçkasë dhemb e randon. Nji mërzi amorfe më ngulfat. Rrallë e tek vij në katund, gati kurrë s’e shkoj këtu krejt ditën, e le ma me e bujtë natën. Porse sot, meqë ky shoq, në votrën e të cilit jam, nuk më la mos me ia pranue ftesën, erdha këtu gjithë marre – si i ndrojtuni në festë të madhe. Mbërrita këtu tanë andje, u kënaqa me ajrin e visoren e paanë, drekova e darkova mirë, e tash, në thellin e natës, në dhomën time pa dritë, tëhuejsia e vendit po më mbush me angështim. Dritarja e dhomës ku do të flej kqyr kah fusha e hapët, kah fusha e paçanësueme që asht të tana fushat, kah nata e madhe zbehtas e yjëzueme në të cilën nji puhizë që nuk ndihet, ndjehet. Ulë te dritarja, kundroj me anë shqisash këtë kurrgja të jetës universale që asht njikëtu jashtë. Ora harmonizohet në ndjesi të shqetësueme, që nga e padukshmja e dukshme e gjithçkaje