Posts

Showing posts from July, 2015

Kur t'iku, me këmishë do jem veshë

*** Po numëroj yjet si dikur në vogëli, me shpresa rritë e filloj nji, ti, tre, ti, pesë ti, shtatë ti, nandëmijë, ti, nandëdhjetëmijë, ti kush e ka ba kështu qiellin s'e di. Ma ke ngatërue aritmetikën dikur dija me numërue mirë me radhë, nga njishi deri te dhjeta e andrrave që me erën ma të vogël ranë në baltë e tash Atlantikun duhet me e ba mik që me t'parën mërzi ta marrin, ta çojnë ku të dojnë, përemnin 'ti' ta shprishin valë, për valë, emnin dashni. *** Këmisha qepë për natë me masën e dëshirën e hanës sonte nuk po më rri për shtat e hollë, pupël e tejdukshme i janë varë hije që vijnë prej botës së ngratë, jashtë gjethet dembele të kumbullës dritat e flashkëta të rrugës përpjekjet e përkëdheljeve me e heqë frymëmarrjet me zemrën e tjetrit ngjit puhizat me e lëvizë si kufi zbulimet, gjetjet për ma tej andrrat, si gërsheta shumëngjyrësh ylbere të malltë rrinë në cepa, pa rradhë historitë e dritares memece. Jo, ajo këmishë e madhe më