Posts

Showing posts from October, 2014

'Poezia si kange, si dashni, si jete'

*** Kanga të erdhi e hapi tanden derë me ta njoftë trishtimin mungesën me ta prekë shikimin sytë me të adhurue flokët ndër nota me t'i shkrue vuejtjen me ta ba njish me jetën e jetën me ta lëshue prej litarësh të gjatë dhimbjet nyje nyje ku të çahen duert të del gjak nga shpirti e zemra në mes gjijve të bahet mur pa gur me damarë të trashë askush mos me u ngjitë me ta marrë me të mirë vetëm ajo kangë që të hyni në derë tashma e di. *** Pikë uji mos u këput rri aty, në kapërcythin e strehës e lules, e resë e gotës, e detit e lumit që s'tretet e synin që s'preket nesër kam nevojë për ty për me u pà me u krehë, me qeshë me iu zbukurue ditës tjetër dhe me ecë pa pasqyrë me u lulzue në muaj të mërzitshëm dhe me jetue tuej pikue ditë për ditë nji nga nji *** tik tak, tik tak më rri edhe pak lulja për ty më mbet' në nji prag pa fjalë e kisha zbukurue me mall me dëshira dite me zhurma hapash e shamate me qeshjen me të m

Ardiana Prishtina: Kryqi jem asht toka, nana, shpija e Prishtina

Rilindja e dytë  Kryqi jem asht tu u dorëzue, tu marrë frymë pa mushkëni kryqi jem asht randue me bekime pengamerash, i poshtnuem kryqi jem po rrëzohet mbi shpatullat e mia, tu u zhagitë unë ai po vjetrrohet çdo ditë ma shumë. Kryqi jem po shahet kryqi jem që ka emigrue, prej kisha e xhamia i çliruem kryqi jem ka shpi njerëzimin, që në këtë tokë ma s’asht vlerë njeriu. Kësaj toke që quej nanë, kësaj toke që quej shpi kurrgja s’ia kanë kajt nanën luftërat shekullore propagandat nacionaliste, e urrejtjet mes popujve sa popat e hoxhallarët me ligjerimet e tyne. Kur shajnë Gjergj Kastriota e shajn demokracinë, kur t’a helmojnë rininë kaq lehtë mbetet me menue çka kanë me t’ba nesër, kur barku jonë i unt s’asht ma veç vegla e tyne, por monstrumi që po ndërtojnë.  Po, kanë me shkel mbi varre, e kanë me shkel mbi libra kanë me u dhi në plisa, e tingullit të sharkisë kanë me i mshu sakicë. Kanë me e sakatue muzikën e jetës. Mbi gjurmët e diagnozave tona kanë me ndërtue the