Posts

Showing posts from October, 2022

Tu folë me vedi

Image
*** Zjermi mbetet fenomen i lirë asht e vërtetë se a shtrejtu druni, shkrepsja po ajri me i dhanë jetë asht i lirë. Nuk e kanë thanë ende ditën kur ka me u shtrejtu mundet shpejt, ose e kanë rritë dhe unë s’e kam kuptu se nuk di ma se çka me llogaritë ma parë. Fjalët janë boshe, zjermin e merr era. E kështu në nji marri teme, pasunarsh ndoshta mora shkrepsen, nji shuk letrash e ula për zjerm te vendi ku gjanat ende më duken të lira deri edhe marrija. Pak dru, i lagësht, me folë atë çka ishte por dru që digjet shpejt arka të vogla që i ndërtojnë për mallna e kur e kryjnë proçesin i hedhin si gjana pa vlerë. Ndeza letrën e parë, shkrepsja u mbyt e nuk e ndezi flaka blu vdiq shumë shpejt, as e dyta, as e treta veç flakë blu e pastaj shkrumb. Marr i lexoj letrat që kam marrw me ndezë sigurimi shëndetsor, fushata për shëndetin rreziqe, parandalime rreziqesh vrapo ‘sa nuk asht vonë’, a nuk ma pat thanë edhe mjeku kshu njiherë? Provoj letra tjera, kësaj radhe a