Posts

Showing posts from January, 2015

Gilmana Bushati: 'Flutur, flutur ti'

*** Flutur, flutur ti fluturo në nji vallëzim të lehtë, ndër qiej gjumin mbi qepalla mos e lëviz. Nadja ka ndje tanë brymë mjegulla ka shtrue e s'po din me çilë asnji shpi po ti hedhi hapat në nji kërcim qoftë edhe pa muzikë nji 'do re mi', diku, dikah, po jehon pas dritareve të qepuna njerzit pas tyne fshehun rrinë, fmitë gjunjtë po ua shtërngojnë dhe ua ndukun veshjet ditën atyne ia kërkojnë e nëse ajo s'vjen as më dy rreze të vogla të diellit të pagojë kërce ti, merrja mendjen errsinës e ne na çmend pas perdeve, pas ngjarjeve, pas friknave, hapi ngjyrat e ngjyeje ktë vjeshtë grinë bane të kuqe të flaktë shiun ndeze ndër oxhakë dhe na duej ashtu si na nuk dimë me dashtë dhe para se me t'u shkri ai vallëzim para se me t'u zhdukë ato kambë na e len amanet kërcimin tand të mbramë. Asht darkë vonë, pas derës teme, rrin nji violinë, me tela të njomë e di, asht shpirt, flutur, shpirti jot. *** Jam lindë në nji fushë të fortë