Posts

Showing posts from August, 2018

'a t'ka qëllu ndonjiherë?'

*** a t'ka qëllu ndonjiherë me ndje praninë e dikujt n'ajri e me fillu me bisedu? apo në disa netë kur shtrihesh dëgjon hapa afër dhe e fton me u afru? a n'andrra  me e kuptu se s'je tuj i pa vetëm dhe me i thanë 'kam frikë' apo 'a duhena, a dehena e të desim pa pritë tjetër kend'? apo në zgjim pikërisht atëherë kur ka ma shumë dritë me u shkri prej nji fryme që të përkëdhel në qafë, shpindë deri edhe flokë? qyteti asht ndërtu larg syve të botës e rrahin s'e di sa erna, stuhi furtuna e marri asnjena s'ka emna a parashikime e ndoshta në mes tyne asht gjetë nji hapësinë  e dikush lëviz lirë me çmendë veç me çmendë. *** në nji qosh të rrugës jeton pleqnia e dikujt i ngjan krejt, i shef bashkë herë me ditë, herë me natë në kurriz kanë nji gungë të madhe e quejnë shpi, fmini, rini, e quejnë kohë që ka ikë. unë qeshi, bahen argëtus çdo të shtunë kllounë të shëmtuem, pa dhambë, me frymë të randë e tregojnë, bukur i