Posts

Showing posts from March, 2017

Anxhela Çikopano: Duhet me folë e me shkrujt me çdo kusht, që e liga të mos marrë udhë

Image
'... sot ka më shumë dije,  por jo aq shumë urtësi' 'Po nëse ne sot harrojmë Musinenë  me shokë,  natyrisht që do kalojmë  drejt diktaturës së radhës Duket se njeriu, si qënie, qenka në krizë në shumë shoqni dhe se paska nevojë për ndihmë ‘për me dalë nga kriza njeriu duhet me u rritë, na duhet me shpëtue vedin pikëspari, thotë Peter Sloterdijk, nji filozof gjerman…si asht kjo kriza ndër ne, çfarë pasojash ka me pasë për ma vonë ? Nga aq pak sa kam lexuar (se mendoj që nuk kam lexuar asgjë, krahasuar me ç’kam për të lexuar ende), mua më rezulton se njeriu është në krizë të vazhdueshme, por kjo nuk është thelbësisht diçka e keqe.  Krizat janë pika kritike, që na çojnë drejt shpalosjes së mëtejshme të jetës a të vdekjes, por edhe sikur të ndodhë kjo e dyta, gjithmonë në fund do të ketë të mbijetuar, madje të mbijetuar më të fortë.  Unë besoj në ekzistencializëm, mungesa e krizës do të na kthente në ujë të amullt, që qelbet erë. Përsa i përket një krize të i

Ilirjana Stankaj: Njeriu i fortë e ka kërkue, e ka gjetë, ka bashkëjetue e ka vdekë me t'vërtetën

Image
Njeriu ngjason me bimën,  që po nuk pati rranjë, ka me e marrë era,  në mos sot, nesër... E kaluemja asht rranja jonë,  që duhet t'jetë e fortë për me na mbajtë t'fortë trupin (ekzistencën) tonë. Duket se njeriu, si qënie, qenka në krizë në shumë shoqni dhe se paska nevojë për ndihmë ‘për me dalë nga kriza njeriu duhet me u rritë, na duhet me shpëtue vedin pikëspari, thotë Peter Sloterdijk, nji filozof gjerman…si asht kjo kriza ndër ne, çfarë pasojash ka me pasë për ma vonë ? Para se t'i përgjigjem kësaj pyetjeje, e shoh t'arsyeshme me shpjegue ç'asht kriza. Sipas psikoanalizës (po t'i referohemi Frojdit e Jungut), kriza shënon atë moment në funksionim, kur nga nji mënyrë e ngulitun e funksionimit, kalojmë në nji të re, zakonisht ma t'mirë. Me iu kthye tani pyetjes suej: Mendoj se historikisht njeriu ka kenë n'krizë me veten, mandej e ka reflektue atë edhe jashtë saj. Njeriu n'krizë me veten asht nji njeri që mendon, prandaj krizën

Rudi Erebara: Njeriu nuk e përballon dot të vërtetën kur fillon e shpik vetë

Image
'Po ka nevojë të dijmë kush kena kenë.  Që të mos hapim varre ku ka sëmundje vdekjeprurëse.  Që të mos mbjellim fara që nuk mbijnë.  Që të mos bëjmë fëmijë kur nuk kemi ushqim as për veten.  Që të mbajmë pleqt gjallë të rrisin më të vegjlit,  kur ne jemi në punë të prodhojmë që të vazhdojë jeta,  njëlloj siç ndodhi për ne.' Duket se njeriu, si qënie, qenka në krizë në shumë shoqni dhe se paska nevojë për ndihmë ‘për me dalë nga kriza njeriu duhet me u rritë, na duhet me shpëtue vedin pikëspari, thotë Peter Sloterdijk, nji filozof gjerman…si asht kjo kriza ndër ne, çfarë pasojash ka me pasë për ma vonë? Njeriu nuk është, mendoj unë, në krizën e qenies. Ka qenë në fillim të shekullit XX deri nga mesi, kur makina eci më përpara se nevoja. Njeriu është në krizë për shkak të shoqërisë. Qytetërimi i konsumit është në krizë, edhe këtë krizë e gëlltit dhe përpunon edhe e nxjerr nga trupi njeriu, duke mos ia ndryshuar krizës as përbërjen fizike, as kimike. Ndotja që pro

Gilmana Bushati: Sonte po te pres pa u rritë

*** Në livadh nuk rritet veç nji fije bari nuk i hap krahët e njëjta flutur që kaloi edhe vjet nuk rrëzohet prej qiellit veç nji pikë shi rrezja s’ka ditë me pushue e vetme n’at gjelbrim edhe gjelbrimi s’kish si me e pasë njat ngjyrë si frymë nadjeje nëse vasha, ajo, që del vetëm nji herë kur hana i ndrin në grusht e bukuria i vjen rreth xixëllonjë, nuk e lan shtatin në dashni në dashninë e kujt ? n’at pra ku ngrihet e s’din me u rrëzue asnji grue lutu që mos t’i mbyllin sytë, sonte jo të presin, të presin ma shumë se nji natë sa të vijnë tanë jeta e të bajnë strehë në këtë livadh të gjanë, bash i gjanë paska kenë. *** më shkruen se lufta nga ti asht e gjatë se janë mprehë mirë gjuhë e mbushë fort armë njerzit presin dekën si racionin e fundit të bukës dielli del njiherë në muej e deti asht mbushë me mërzi, gjaku s’i ka lanë breg me u përplasë po zemër, unë s’t’i kuptoj fjalët nuk e di për çka më shkruen unë jam lule, lulet s’dinë me luftue,  lulet dinë