Posts

Showing posts from October, 2017

Agim Morina: Gjuha e shkruar shqipe u zhvillu me tri gjuhë letrare dhe kishte dy gjuhë standarde

Image
...Një nga detyrat e gjuhëtarëve  ësht të krijojnë një baraslargësi  sa më të përshtatshme për të gjithë  shqiptarët kundrejt kësaj gjuhe standarde.  Dhe pikërisht Shqipëria e Mesme,  aty ku po takohen gegërishtja e toskërishtja,  në Tiranë, aty ku po ndodh përzierja  e madhe e të gjithë folësve shqiptarë,  duhet me u marrë si model... Sido që të nisë nji debat rreth gjuhës, ajo përmban nji dozë gatishmënie për të marrë nji anë dhe për ta mbrojtë atë me një zell të pangjashëm. Si duket çashtjet e gjuhës kanë qenë dhe mbeten çashtje që vazhdimisht shoqnohen me debate të zjarrta. A po na ndodh kjo veç neve apo kjo asht një gja e zakonshme edhe në botë? E vërteta ësht që debatet rreth gjuhës kudo dhe gjithmonë kanë një flakë brenda. Diku janë më të zjarrta, diku më pak, por debate rreth gjuhës ka pasë, ka dhe do të ketë gjithmonë. Gjuha, duke qenë një nga ato veçantitë tona më të thella njerëzore, në të njëjtën kohë ësht edhe një veçori ndër më enigmatiket.