Posts

Showing posts from June, 2016

Shqiptar Oseku: Gjashtë fjalë për mall e dashni

Image
*** 6 fjalë: Mendomë mua,                     e kujto si puthet *** vera ec e qeshur  duke vënë gjurmë nē rërë dhe kripë në lëkurë  i kujtohet dikur ish fllad  tash i ndizet trupi  flakë  i kujtohet  dikur ish fëmijë  ecte maje gishtërinjsh  mbi dallgë tash shkel me thembra  lë gjurmë në rërë  e kripë  në lëkurë al Bekareh 2 : 223   Bëhu kopshtari im Dashuria ime Mē mbjell Më korr Me djersën tënde më ujit Trungun tim  Degët e mia rënduar rreth teje Frutin tim haje Të lēngshëm  E fshi buzët me llërë Dashuria ime rrënjën time ushqe pandalshëm me humus e errësirë e jetë Homo Migrantis  Më ndalonin nē çdo kufi Më kujtohet Ma kërkonin një letërnjoftim të vjetër Unë ua jipja e ndrydhja panikun Aty më rrinte emri mbiemri  Data e vendi i lindjes Ishte mot i ligë Mua më ndiqnin të shtëna E ata lexonin me belbëzime Qenien time Ma skanonin dyshueshëm Dikur më lejonin të dal  (Por jo të hyj-  kjo do të më mirrte akoma tjera vite) Ta