Posts

Showing posts from November, 2016

'Në këtë vend bredh përditë i biri i Afërditës'

*** Shqiptar Oseku E vështirë të jesh fëmija yt e ta shohësh farefisin tek të shajnë pse ishe jetime e varfër e sëmurë pse ishe e untë e etur e rrahur pse ishe e skajuar pas dere Dhemb, fort dhemb, të jesh fëmija yt e të rritesh me dijen që të shitën e blenë si kafshë e që të muarën burra të pamëshirshëm që të mshelën në shtëpi e të dhunuan ty e t'i dhunuan fëmijët ndër sy e që kuja jote s'e preku kurrë asnjeri E tash i shoh vëllezërit e rritur tek të shajnë tek vjellin e pështyjnë mbi ty tek të bëjnë ty fajtore pse linde jetime pse ishe e sëmurë e varfër e skajuar pas dere- pse ndenji, thonë, me katilë që e mshelën në shtëpi- e s'ta falin ty pse u rritën të dhunuar je nënë e keqe, thonë, thuase kishe diçka në dorë e s'e shohin që janë kthyer në katilët që i urrenin e loti yt s'e prek prapë asnjeri Ja! Ma jep dorën, nëno. Mbaje kryet tek unë. Jam biri yt më i vogli. Sugari. Ai që mbeti pa hise kur u nda pu

Arjola Zadrima: Kam me t'i rrokë pemët e zdeshuna

Eva Më pëlqen me e marrë jetën rrokopujë. Lamshet e ditës me i stivue në mendjen e stuhishme, tue i përzie tërbimin , andrrat e të tana zhgënjimet. Më vlojnë dëshirat, zjermi i pyjeve më digjet në sy, mu ruej, zhari të baj. A e ke pa si dridhet toka sa herë qesh me shpirt, të ulem në zemër, pa e çvesh, këtë grue prej jetës. Qesh me vitet e mia mbi supe, ende ja arrij me të stepë. Arrij me t’i çue malet në fyt, tue të shkri, tue të dashtë, dashnisht tue të myt. E kjamja m'asht vrulli i tallazeve të detit, aq të frikësoj, ik, zhdukem, ta la lamtumirën e fundit amanet, sa rrugët e vetmisë tunden e shkunden nën hapat e mi. Po të kam rrejtë, kam ecë në drejtimin tand, kambëshpejtë, Mungesë e pranishme, tue dek a tanë jetë, të jam kacavjerrë supeve, e frymën, u kam injektu damarëve të fishkun, goditjen e fundit , t'çekiçave që të rrahin në krye e kam dhanë mbi buzët tueja të qumështa, lmueta, përgjakshëm t