Posts

Showing posts from July, 2014

POEZIA

Fakete Rexha Shpirti im rrebel  Jam njeri. Grua. E zakonshme. Normale. E thjeshtë. Shpirti im, rrebel i paqetësueshëm. Përpara e ushqeja me dashuri e gjëra të bukura. Gjatë luftës me frikë. Vuajtje. Shqetësime. Prej kur erdhëm në Francë, shpirti im s'pran të rrebelohet. Shpeshë e qortoj, i them: ti rrebeloheshe dikur nga dashuria! Më pas nga frika, vuajtja e shqetësimi. E tani? C'ke tani që s'më lë të qetë? Kur këtu të lirë jemi si të vdekurit. E, më gjë s'na thonë, as lumturia as dëshpërimi! Shpirti im gjumit më zgjon. Më lodhë. Më torturon. Si tentimi për vetëvrasje. Më shtron si kafshën e ndërsyer. Më vë në gjumë pasi më detyron nevojën shpirtërore të projektimit të të ardhmes. Si në një tavolinë ortari. T'i mbledhë copat, të mëdhat, të voglat deri në imtësi. T'i ndreq, shëroj e rindërtoj. Të kaluarën. Përkujtimet. Evakuimin e rrënjëve. Jo. S'dua! - i them. Kam një të kaluar të sëmuar. Të dhembshme. Përpiqem ta fshij, ta harro