Posts

Showing posts from August, 2020

Gilmana Bushati: Xhidës

Image
  Hana me at’ pamjen e trishtë porsi andërr pyt pa ia ‘dà ‘ku e ke’, ‘ku e le’, ‘si e le’, ‘pse e le’ nuk më len radhë nuk i jap fjalë vedit me u përgjigjë fjala s’mundet me u formu kisha dashtë me e mbytë dhe rrej hanën e rrej ashtu si edhe ty ranës i baj katër gjurmë baj dy kala në breg detin e përshkroj me katër krahë njiherë si peshk i trazum në lirinë e vet e të dytën herë si qënie që rrëshqet po ajo më kërkon nji tjetër hije ‘ku e kam’, ‘ku e lashë’, ‘si e lashë’, ‘pse e lashë’. Po a t’u luta, a ta thashë, atë natë që ishe sa për gjashtë e kuqe me t’u dhimbtë tesh gjeje vetë ashtu si e gjej unë nadjeve herët tu u mbështjellë për në breg me taku peshkatarët në pikëllim për jetën e mbetun në rrjetë atje nën çadrën e kuqe e ke tu pritë detin me u nxehë tu pritë ranën me marrë flakë dashnitë me u pjekë e me hy n'ujë me u fresku e me buzëqeshë, mes brengës së vet me buzëqeshë. Atje e ke, unë e shof, tu kërcy në dasma deri në