Posts

Showing posts from February, 2014

Gilmana Bushati: Greta

Nji ditë pranvere me aromë të kandshme lulesh gjithandej. Kështu e nisi nadjen Greta, e cila, sa hapi dritaren, mbushi mushknitë me erën e drandofilit, që i varej kryti te saksia e madhe dhe i erdhi nji dëshirë për me e përkdhelë si fmi t’vogël. Oh, sa kohë kishte që nuk ndjehej kështu. Ajo mori çantën për me ba pazarin e ditës. I kishte të tana, por i ishte ba zakon me shkue me gërmue nëpër perimet e freskëta apo erzat me aroma të forta që zojat i sillnin prej katundeve të tyne me i shitë te pazari afër shpisë. Pastaj edhe nuk i shtyhej paraditja vetëm në shpi deri nga mbasditja vonë kur i shoqi kthehej prej punet. Kishte qejf edhe me bisedue me zojat që e kishin tanë kohën e tyne me i kthy përgjigje, jo vetëm për perimet, tamlin, voetë, specat djegës, presht e freskët, por edhe për ndonji ngjarje që kishin në katundet e tyre. Dielli ndriçonte fort, tek tuk ndonji djalë a vajzë kishin guxue edhe me dalë me mangë të shkurtra edhe pse ende ishte fresk. Edhe asaj i hypi një dë