Posts

Showing posts from 2023

Gilmana Bushati: Harmoni

Image
  Në nji sallë të madhe, të një shpije të vogël, në fakt ajo ishte e vetmja pjesë e saj, bahej nji zhurmë e padurushme. Sende, objekte, ngjarje dhe kujtime të të tana llojeve, ngjyrave dhe marrinave nuk merreshin vesh për me vu rendin e ditës. Kishin shumë kohë, disa epoka kishin kalu, që kishin vendosë se ‘duhet me folë’ për me gjetë nji fill e me ia nisë nji vazhdimësie të pranushme prej të gjithëve, ose të paktën prej pjesës më të madhe, se e ‘gjitha’ asht utopi, por kishim dështu me vendosë, të paktën, qetsinë. -Vazhdimësie? Pse flet për vazhdimësi? Pastaj vazhdimësinë e kujt, jeta jonë asht aq e larmishme sa nuk dijmë se kë dona me marrë për bazë, por mos harro, nuk kena vendosë ende për gjuhën. Cilën me përdorë për me e shkru këtë ekzistencë, atë me gërma a at’ me simbole? Gja që nuk bahet. Pastaj kush je ti që vendos me marrë fjaën këtu, në mesin e të tjerëve, sa ma pak zana aq ma pak rrëmujë bahet - m’u kthy nji lug’ druni i vjetër, punim i trashë, duket i përdorun për diçk