Posts

Showing posts from July, 2019

Tregim me ‘na ishte njiherë’

  ‘Na ishte njiherë nji nusekakashare, e bukur si tana nusekakasharet, por e dobët, e kishin rritë me pak bukë, pak ujë, pak diell, pak erë, ngapak për gjithçka. U rrit kjo nusekakasharja, u ba e madhe me trup, krahët gati me fluturu, por jo shumë gjatë, se lodhej. Jetën e njifte aq sa kishte hangër, pa, pi e nxehë. Dinte vetëm kaq, ‘jeta ka grabitqarë’, por s’ia kishte pa asnjiherë ftyrën kësaj kafshe të madhe, te zezë e të pashpirt…sigurisht kishte frikë me e taku, s’ishte gati për me e përballu. Kur filloi me ndërtu folenë e vet, rrugës tuj mbledhë kashë e fije të holla të grunit të teprum ndër fusha, qëlloi me taku nji yll të bukur, nji si ajo, insekt si ajo, njashtu me pulla të zezë në nji pelerinë te kuqe…ai filloi me e ndihmu për e mbulu folenë nga jashtë me kashtë, pastaj, ashtu butë, i tha, se s’e kishte ba mirë, se kështu si e kishte nisë ajo, kurrë s'kishte me ba nji gja të bukur e të banushme, e ai dinte shumëçka ma mirë se ajo. Kështu asht bota, 'ai din ma