Posts

Showing posts from April, 2020

Gilmana Bushati: Shesim borë

Margarita me nji libër fshehë fort mirë nën sqetull shkoi e u struk pas grumbullit të drandofileve n’oborr. Atje as thirrja e s’amës për me e ndihmue për ndonji gja s’kishte me ardhë, kështu kur të kthehej shumë mirë kishte me i thanë që s’e kishte dëgju. Hapi librin, ishte në gjysëm të tij, por qysh se e kishte fillu nuk ishte shumë e përqendrum te ai, histori të vjetra, legjenda, përralla, zana që bajnë mrekullina kështu me tamël. Uhaaaa. E lëshoi librin kur historia e re filloi me ‘na ishte njiherë në nji mbretni të largët’…U mbështet për murin që gjendjej pothuajse ngjitë për shkurret e shumta të drandofileve e mbylli sytë. Kishte me e zanë gjumi, por matanë murit ia nisi nji rrëmujë e madhe, djem që bërtisnin se i silleshin mbrapa nji topit, ‘sa të marrë’.  Afër murit ishte nji prag ku gjyshja vinte herë mbas here vazo, i shtyu nja dy prej tyne dhe vendosi veç majat e gishtave për me u ngjitë, me pasë mundësi me pa pak përjashta. Atje jashtë ishin të përhershmit, djemtë e