Posts

Showing posts from April, 2017

Irena Shabani: Ne mund të kemi qënë në shekuj të shtypur, por kurrë nuk kemi qënë jo shqiptarë

Image
...për fat në genet tona  ka një fuqi të madhe  për të mos i ikur vetvetes.  Nëse nuk jemi zhbërë,  me siguri kjo vjen sepse  ia kemi ditur vlerën asaj  që ishim dhe jemi. Duket se njeriu, si qënie, qenka në krizë në shumë shoqni dhe se paska nevojë për ndihmë ‘për me dalë nga kriza njeriu duhet me u rritë, na duhet me shpëtue vedin pikëspari, thotë Peter Sloterdijk, nji filozof gjerman…si asht kjo kriza ndër ne, çfarë pasojash ka me pasë për ma vonë ? Fatkeqësisht këtë lloj krize nuk e shoh aspak të re në radhët tona, është një krizë e trashëguar, por që hendeku i formuar prej saj është thelluar më shumë në kohët që po jetojmë. Për këtë janë të lidhur disa faktorë, së pari është trashëgimnia jonë, ne vijmë nga një e shkuar që na ka përçudnuar si njerëz.  Një Shqipëri e varfër në të gjitha kohët dhe në shumicën e rasteve e paarsimuar, si të mos mjaftonte kjo ajo në vitet -40-të kaloi në një sistem socialist ku procesi i “krijmit” të njeriut nuk ishte një shtytje jona e

Eli Krasniqi: Patriarkalizmi nuk ban dallim midis grave sekulare, jo-sekulare, ateiste, besimtare, a praktikuese…

Në diskutime për krizat politike,  Hanna Arendt shpesh kishte  citu nji proverb kineze: ‘asht mallkim me jetu në kohna interesante’.  Duket se njeriu, si qënie, qenka në krizë në shumë shoqni dhe se paska nevojë për ndihmë ‘për me dalë nga kriza njeriu duhet me u rritë, na duhet me shpëtue vedin pikëspari, thotë Peter Sloterdijk, nji filozof gjerman…si asht kjo kriza ndër ne, çfarë pasojash ka me pasë për ma vonë? Nuk di me dhanë mendim për këtë, sepse më mungon artikulimi filozofik me folë për krizën e njeriut si qenie.  Por edhe kur i sheh pamjet e sulmit me sarin në Siri, nuk të vjen me folë ma për krizën e njeriut, por ngre kryet ajo pyetja e zakonshme e dilema ontologjike, nëse qenia si e tillë qenka e ligë. S'e di se qysh mundet me u artikulu me gjuhë që nuk asht shterrë ma. Përvoja njerzore dhe aftësia për të ligën, më duket sikur nuk ka prodhu edhe gjuhën e cila mrrin më përqu krejt brishtësinë e ligësinë e species.  *** Si asht kjo krizë ndër ‘ne’? Te n