Bisedë me tokën




(cikël kohet)

Ku e kena pasë lanë bisedën…po, ‘alo, unë këtu jam, të dëgjoj shumë mirë’. Ah, po ty ka ditë që të dhemb veshi e nuk dëgjon mirë, pak t’asht vështirësue dëgjimi për shkak të viteve e për shkak të sëmundjeve…(kot me ta thanë, ti tash e din mirë, ty të kishin përgatitw me i humbë betejat, s’kishe si me e fitue edhe këtë të madhen)….nejse, unë po vazhdoj, kam shumë me thanë, këtë herë e di që s’e kam kundërshtimin tand, as pickimin, shenjë e hershme, mësue qysh fëmi, që donte me thanë veç nji fjalë ‘mos fol’ ose ‘mbylle’.

Tash po të tregoj, m’u duk sikur të pashë. Nuk ta kam tregu se punoj natën, se e di që kishe me u shqetsue, kishe boll tuejat. Të hanën, aty nga ora 00h15 dola u bana gati e dola në punë. Semafori i parë këtu afër shpisë, ishte i kuq, u ndala. M’u përballë meje, poshtë nji peme të madhe, e cila ban hije të madhe e s’e len ndriçimin e rrugës me ba pak dritë, ishte nji gja e bardhë, si çarçaf dukej. Shikimi s’ishte i mirë. Ishte natë e pak larg. 

E fikësova atë gja të madhe e të bardhë që për ma tepër edhe lëvizte. M’u duke ti, po lëvizte duer e kambë, dukej e nevrikosun…shumë rrallë ntë kam pasë pat ë nevrikosun…këtë herë e kishe me mu, se vetëm unë isha përballë, s’kisha makina të tjera…doli drita jeshila e vazhdova dhe fiksova çarçafin e bardhë…po jo, s’ishe ti…ishte nji vajzë e besimit musliman, e veshun me pantalona gri, shami të bardhë, bluzë ngjyrë bezhë…fliste në telefon e bante me duer e kambë…ajo po, ishte e nevrikosun me atë që po fliste në telefon. Mendova pastaj për te, cila liri e ka lanë aq vonë jashtë, nën hije të pemës, nën atë natë të thellë ?

…unë përkthej në gjuhën teme lirinë tande me u shfaqë me forma nga ma të ndryshmet…largësia…

Comments

Popular posts from this blog

Klodian Kojashi: Ma jep dy herë buzën e saj ose pesëqind milion e s'e diskutojmë ma

Tre poezi nga Anna Akhmatova

Agim Morina: Gjuha e shkruar shqipe u zhvillu me tri gjuhë letrare dhe kishte dy gjuhë standarde