Të du si bora vjet


***


Përditë shkoj në Rumi

me gurin mbajtë mbi shpindë

gjithmonë at’ ma të madhin

marrë poshtë kambëve të tij

e ngjitem pa ba za, pa folë me kënd

kur e uli atë peshë

takoj vedin që më flet,

më thotë që ia ka vlejtë

gjithë kjo ngjitje përpjetë

ia ka vlejtë

si për dekë ashtu dhe për jetë.

Këta gurë ia kanë vlejtë,

pa ia dà, qysh me diell e me hanë

se veç kur qesh më falë dy jetë.

Vrapoj teposhtë si e marrë

du me u ngjitë prapë e prapë

poshtë më presin gurë të tjerë

deri sa t’i mbaroj du me u ngjitë

kam frikë pa të taku,

kam frikë se shumë më kanë mësu me të harru.

Ngjitem e përditë ngjitem

herë si gru, herë si burrë

herë si fmi e herë si zog

të kish kenë për mu folenë te vedi e kisha ndërtu

me sqep e kisha gërmu

Nën zhurmën e gurëve që kamba i shklet

pëshpërimat më tregojnë përralla të lashta

të lashta aq sa fjala

por nuk flas, veç frymoj

kështu shkruhen përrallat thonë

vazhdoj gjithmonë ma lart

as sa guri jem i maparshëm ma lejon.

Zemër sa të mbarojnë ky mal, nuk të rrej, 

veç atëherë kam me fjetë.





Të du si kjo borë



Durt i doja si kjo borë

që shpejt mblon atë çka din ma mirë

të ftohta

me më pasë frikë çdo zjermi

të bardha i du

që kur të bijnë mbi buzë me u dallu

me fije të holla,

që era me i marrë e me i hedh aty ku rrijnë ma mirë

kryeneçe, e lojcake

me u tërbu aty ku shkrihen e flejnë ma mirë

I doja si kjo borë

po parashikimet po thonë se nuk ka borë sivjet

nuk i besoj, ashtu si nuk i besova as vjet

e bora ra furishëm

tu na shkundë nga harresa në det. 


***


Në qetsinë teme na nuk grindena ma

as nuk ndajmë hallet e jetës

as për fustane nuk flasim

as për ditën a andrrat e natës

as bajmë plane për festa a për verë

as nuk pijmë nji gotë venë

as nuk hajmë në komplete pjatash e lugsh

as përlajmë mandarinat nji nga nji

as retë nuk i shohim,

as presim diell për me adhuru hanën

as ecim në kambë a në biçikletë

as nuk ngasim për me kapë at’ që na humbi

as kërkojmë në sirtaret e nanës fotot e vjetra

as vizatojmë fjalë e fjalët me i ba vepra

as nuk e pimë ujin tu qeshë me të madhe

as nuk i fshijmë ma këpucët kur hyjmë diku

as nuk i bajmë flokët me bigutina

as shkojmë në vende të reja e të fshehta

as e as e as e as e as e as e as e as

të shoh veç në sy

më duket vedi e shëmtume pa ty.


Comments

Popular posts from this blog

Klodian Kojashi: Ma jep dy herë buzën e saj ose pesëqind milion e s'e diskutojmë ma

Tre poezi nga Anna Akhmatova

Agim Morina: Gjuha e shkruar shqipe u zhvillu me tri gjuhë letrare dhe kishte dy gjuhë standarde