Alma Bazhdari: Dita e bukur m’ka nisë këtu n’oborr t’rinisë
Lirikë pa
pretendime
Pashë besën e
Zotit
A ma thue nji
fjalë ?
Kur unë kjesh
aty
Ti pse s’kishe
dalë ?
Pashë besën e
diellit
Mos m’i ik
fjalës
Unë tri orë t’prita
Nën dritën e
hanës.
Për at’ tokë
e për at’ diell
Pasha Atë që âsht
në qiell
Fort unë deshta
Por nuk mujta
Bash si ti edhe unë
vuejta.
Bash me hanën unë kam folë
T’puthnat e mia me t’i
çue
Se tanë trupin ish’ tue m’vlue,
Por dekikun un’ s’e pres
Me t’pas nesër n’t’parën
vesë
Me të pà e me t’prekë
dertin bashkë e hjekë.
Mbramja tue rà
Prap’ mbyllë,
Kërkush nuk më sheh
E shumë më kërkojë.
Unë i iku njeriut,
I iki dritës
I iki freskut
Edhe erës.
Iki larg për me kërkue
Çfarë lashë, çfarë s’gjeta,
Çfarë humba rrugës.
I iki të mirës
E zhdukem në terr,
Me u kthye prap nesër
Si asnjiherë.
Eremia
Ai i nji grumbull
muskujsh të paqtë,
Unë si qeni mbas të zotit
Krahët e tij si nyje
konopi marinarësh,
Kambët e mia kuturu’
Qetësi absolute,
Hana mbi ujë,
Kumbulla, fiq, rrush
Paqe falte ai vend.
Nëse vjen në qytetin tim,
Gërsitmë në derë:
Unë do ta hàp,
E do t’jemi,
Dy, të bâmë nji.
Dëshiroj me ndà…
Due me ndà me ty, muzikën
e ndime n’mes tymit t’nargjilesë,
Due me ndà me ty
adrenalinën e çueme në gropë të mafiozëve,
Due me ndà me ty librin që
flet për fundin e botës,
Faturat e papagueme
Udhëtimin në Tropojë,
Andrrën që nuk shof,
Burgjet e pa bâme,
Qenin që nuk kam,
Mishin që nuk hà.
Due me ndà me ty…Nji
dyrnja.
Shpina
Miku jem âsht i ngujuem.
e ditën e kalon me mure
e mendime.
Po natën muret zhduken në terr
e mendimet mbesin
pa prind.
At’herë ai pret ditën si verën
E shpinën nuk ja kthen mâ.
Qyteti jem
Nana nuk u zgjidhka,
Baba jo e jo,
Por qyteti po.
Dikund nëpër botë
Gjindet dhe qyteti jem andërror
Atje,
ku keni pà ylberin pranveror.
Nji ditë e due të bardhë se kam nevojë për ujë,
Nji ditë e due të kuqe se kam nevojë për dritë,
Nji ditë, jeshil, se fryma më âsht marrë,
Nji ditë bojqiell se deti më mungon.
Por kurrë nuk e due të zezë
E zeza më mundon.
Dita perfekte
Mali katër ngjyrash,
Zalli i bardhë si bora,
Shpija erë pishe,
E ne në qejf
Losim letrash
E qeshim si të marrë.
Nxehtë
Natë e nxehtë si fjalët e dashnorëve,
Lojë hijesh e territ në mbretnim,
Çarçafi linohit,
Trupi lakuriq,
Kryt e kapun flakë.
Zjerm e jerm.
Mbyllje
Boshllëk,
Minutit i mungoka diçka, pra mue nuk më mungon asgja.
Gjithçka e mbyllun, rrumbullake.
Flluska âsht bâ si lëkurë daulleje.
E unë strukem,
zvoglohem,
Në pritje, deri kur,
Të zgjâhem, të fryhem
E ta plasi ket’ mur!
Oda e dashnis
Dritat e rrugës hynin në penxheren e odës
tyne
Terri u zbardhte nga thyemja e dritës n’pasqyra
Duert në ftyren e vajzës, të ledhatuemit s’pushojnë
Ajo âsht humbë në mes të
duerve e t’puthunave
Afshi i të dyve odën e ka mbushë.
S’ka nevojë për fjalë, ora ka mbetë, bota âsht ndalë.
Vjeshta torineze
E thonë se pranvera âsht stina ma e bukur,
e thonë se vjeshta të jep trishtim,
Oh, sa due me i hi vjeshtës në zemër:
…me gjethet si shtrat e gjethe si mblojë,
Aty t’më kalojë koha e mbetun
e të kthehem në pranverë
Si…shebòjë.
Oborri i rinisë
(sot,
nana mbush 80 vjet)
Jam në kafen përballë shpisë
e nuk kuptoj ku gjindem
A thue jam n’oborr t’rinisë?
F’tyra ilakàsh e fmij miqsh,
që prindt’ e tyne më sjellin
ndër mend.
Sot nana mbush 80 vjeç:
Unë po e kaloj tue vrojtue rodin e saj.
Askush s’e din se çfarë mendoj
Edhe pse lotët më shkojnë rrkàjë.
Nuk e dijnë sa ndèr
m’kanë bâ
tue mbushë kafen ku unë jam,
Dita e bukur mu’ m’ka nisë
tue u ndie n’oborr t’rinisë.
Babës tem
Eci rrugës me
dy palë sy
Që kur të
kthehem
Të diftoj.
Porti i
Shnjinit me aroma fminijet,
mallin ma
shumë ma shtoj.
Më thanëë: po
ti si je njikshtu ?
Hmmm! Qesha
me vedi e përgjigje s’ktheva.
Unë jam si
ti.
Vjeshtë
krenare
Ajri u mbush me vjeshtën, që lê
mbrapa në ikje,
Unë si gjethet e verdha rrotullohem, por për tokë nuk
bie
Ato janë xheloze për miken pishë dhe shkputen prej
hallit,
Unë shtërngoj dhambtë, qeshi e nuk m’lëviz nji rrudhë
ballit.
Vjeshta s’ka krenari, e vetdijshme që t’gjitha kà me i
hupë,
E lëshon vedin deri në zhdeshje të mishit të saj,
Skelet para vedit paraqitet, tue pritë dikend që ta
veshin,
Filloi shiu, përfiton e zhgrehet n’vàj.
Marrë nga vëllimi poetik ’49 poezi të shpirtit’
![]() |
Add caption |
Alma Bazhdari
Comments
Post a Comment