Daim Miftari: Poezitë që i dua





Mund të vijë një ditë

mund të vijë një ditë kur thua
ashtu si me mllef
në djall vafshin të gjitha poezitë e mia
të shkruara e të pashkruara
sa shumë jam lodhur me to
duke e vendosur çdo fjalë me përpikmëri
në çdo fjali
si një fëmijë i përhumbur në botën e lodrave të tij
dhe po si ai kam qenë i lumtur
kur kam besuar se ia kam arritur qëllimit
e po si ai prapë ia kam nisur lojën nga e para
duke menduar pastaj
se kam mundur të bëj një punë tjetër
më të lehtë ndoshta
kohën e lirë kot ta bjerr
dhe thjesht e ke kuptuar
që nuk je dhe aq i aftë për gjëra të tjera

Shkup, 15 mars 2015





Nëse nuk do të isha unë

nëse nuk do të isha unë
tjetër kush do të banonte
në apartamentin ku sot banoj unë
në të njëjtin qytet
në të njëjtën rrugë
në të njëjtën adresë
dhe ditët po këto do të ishin
me të gjitha stinët brenda
të gjitha ngjarjet
gëzimet mërzitë
fatet fatkeqësitë marrëzitë
si furgonë të stërmbushur mallrash

nëse nuk do të isha unë
tjetër kush do të qëndronte
në të njëjtin ballkon ku sot qëndroj unë
dhe netëve  vona nganjëherë
duke sodisur rrugën  fle
si udhëtarin e lodhur
nën dritat e neonta
dhe hijen e drurëve
befas mendja mund t’i shkonte
atje prapa maleve
në shtëpinë e fëmijërisë së tij
të cilën mund ta kishte braktisur
dhe tek ca ëndrra
si rroba të grisura
nga një degë e çoroditur ferre në rrugë
dhe tek fjala
fjala e dhënë
se në gjirin e vet do ta mbajë
fortë do ta shtrëngojë
dhe më kot veten do ta pyeste
ku humbi vallë
ai vështrim i hareshëm
ai gaz mënjolle
dhe si një zog nganjëherë
në një degë të bleruar prilli
në fytyrë mund t’i varej trishtimi

nëse nuk do të isha unë
tjetër kush njëjtë si unë
deri në asht mund t’i vuante
shtirjet padrejtësitë
dhe prap të ishte në gjendje të falte
duke u përpjekur të shikojë
përtej mureve të qelisë së tyre
pastaj të lodhur veten kur ta ndjente
nga zhurma urbane
për të qetësuar kokën nganjëherë
të ikte diku
larg shumë larg

nëse nuk do të isha unë
tjetër kush njëjtë si unë
mund të kishte miq
të dilte me ta
dhe bota t’i dukej e bukur
herë herë ta pështinte botën si unë
ta përbuzte fatin
që s’qëlloi në një vend tjetër
ku mund të jetonte më mirë
me familjen e tij
sepse mund të kishte grua dhe fëmijë
dhe të dilte fundjavave me to
të kujdesej për to
të brengosej për to
dhe të ardhmen e tyre
të lozte me to
në mbrëmje t’u lexonte përralla
dhe shpesh i zënë ngushtë
nga kureshtja e tyre
pyetjet një pas një
përgjigje  përpiqej  gjente
kur të rriteshin t’u rrëfente për jetën
dhe të shkuarën e tij
dashuritë e tij
ëndrrat e tij
pengjet e tij
dhe padashur një lot mund t’i pikonte
si uji i mbledhur në gjethe të drurëve
pas një rrebeshi kur era i fryen
dhe të thoshte megjithatë
se është i kënaqur
me gjithë ç’ka arritur në jetë
mund të kishte një bibliotekë me libra
të lexonte
çdoherë që t’i jepej mundësia
ta donte vetminë
ose mund të kishte një zanat krejt tjetër
s’është e thënë të shkruante poezi

Shkup, 15 mars 2015





Duke ardhë tek ti 

sa dhembje
sa lot
sa plagë o Zot

sa herë ramë
dhe prapë u ngritëm
të fortë që kishim qenë

ah kurrë s’e harroj atë kohë
kur ti qaje
dhe me lot m’i laje
plagët
kur e vëreje
 e keqja keq  kishte goditur

se të shumta ishin dredhitë
urrejtjet
shpifjet
ligësitë

të trimërohen i kam parë
kur ti e shtrirë në shtrat
lëngoje
dhe unë kokën ta mikloja
si një fëmije
unë
fëmija yt

të ligështohen i kam parë
si mos më keq

se janë tmerruar
kur na kanë parë bashkë
edhe në ëndrra
o nënë

Qafëthanë, 3 qershor 2014





Odë për dhembjen 

ngjitet shkallëve  apartamentit tim
sa herë  i bie ndërmend

kryelartë dhe me shpërfillje
hedh shikimin
nga fqinjët
dhe kalimtarët e rastit

kur ndodh  i zënë me ndonjë punë  jem
ose jam duke kërkuar një titull libri  raft
  humb përpara syve
ajo s’lodhet  prituri
derisa unë derën ia hap

dhe kur ndodh   shtëpi mos  qëllojë
ajo ulet dhe  pret
 hyrje  ndërtesës
a në stolat e parkut

ulet në tavolinë
dhe ha nga pjata ime

e llastuar
me mua loz
si fëmijët para gjumit

pastaj shtrihet në krevat
dhe më miklon me ëndje
si kujtim fëmijërie
si dashuria për ato që i dua
dhe zbrazëtia që më mbush
me mungesën e atyre që s’janë më

shpesh duke më shtrënguar
si terri qytetin
në një natë të gjatë dimri

Shkup, 29 maj 2013





Poezia ime nisu

poezia ime nisu
nuk kemi kohë
ngutshëm pavërejtshëm ik ajo
thuaj gjërat tani
tani

mos  thuaj nuk mundem
hidhu syri pa t’u trembur
pa u lodhur hidhu
si një akrobat
nëpër litarët e dhembjes

ditënetët  kaluam bashkë
 lutem kujto
ja vëre veshin  kraharorin tim
dhe dëgjo si buçet ai
ende  shumë tani prapë

nuk e ke  lehtë
e di
barrë  rëndë mbi supe ke mbajtur
çoherë kur unë nga njerëzit jam mërzitur
 prehërin tënd kokën kam mbështetur
dhe gjatë kam pushuar
si  prehër  nënës

nisu poezia ime
përtej maleve shko
përtej fushave
udhëto siç udhëton një i syrgjynosur
e fortë qëndro
poezia ime
dhe sa  parë nisu

 rrugën Gostivar/Shkup, 28 prill 2016



Do  vish ti prapë

do  vish ti prapë
tek kjo shtëpi
 përmallshëm
vështron nga rruga
dhe  pret ty

paçka se zemra jote
do të jetë
si një guralec i ftohtë në shi
se nëna
nuk është 

paçka se si i ardhur nga një botë tjetër
do të vështrosh
shtëpinë tënde
dhe kush shkoi
e nuk u kthye më
se sa shumë gjëra ndodhën
në atë oborr të vogël

dhe prapë mos thuaj
se kurrë më për të ardhur s’ke
se prapë dhe prapë ti do të vish

Shkup, 19 shkurt 2016



Ku je 

a thua ku je
ku  kesh shkuar vallë

e boshatisur dhoma
divani ku ti rri

po unë për ty erdha
e ti asgjëkundi s’je

a thua  kesh dalë tek fqinjët
apo kopshtin je duke vaditur

po ti ke kohë  nuk del prej shtëpisë
tok me dhembjet e tua
aty brenda  dhomë rri
shpesh rrugët e kaluara  jetës duke vështruar
përzier me hijet e pemëve  oborr
 ekranin e dritares

a thua ku mund  jesh
ku je 
ku je
 vjen  bërtas
dhe zemra  çahet si vazo

Sërmnovë, 31 mars 2016



Juve që asnjë varg do s'iu zë 


ua ndjej hapat
ua njoh zërin

diç pëshpërisni në vete
mes vete diç pëshpërisni

dhe nga pas më ndiqni
si endacakë të pashtëpi
që s’dijnë e nesërmja ku i gdhin
me duar të harlisura
nga kalimtarët në rrugë

dhe se si u rreh zemra
ç’dridhërimë trupin ua përshkon
si jetë të shkuara pleqsh
në stolat e parqeve
mbretërinë e rrudhave në ballë

ç’doni o ç’doni të më thoni

e asnjë varg dot nuk iu zë









Comments

Popular posts from this blog

Klodian Kojashi: Ma jep dy herë buzën e saj ose pesëqind milion e s'e diskutojmë ma

Tre poezi nga Anna Akhmatova

Agim Morina: Gjuha e shkruar shqipe u zhvillu me tri gjuhë letrare dhe kishte dy gjuhë standarde