Ardiana Prishtina: Kryqi jem asht toka, nana, shpija e Prishtina



Rilindja e dytë 

Kryqi jem asht tu u dorëzue, tu marrë frymë pa mushkëni
kryqi jem asht randue me bekime pengamerash, i poshtnuem
kryqi jem po rrëzohet mbi shpatullat e mia, tu u zhagitë unë
ai po vjetrrohet çdo ditë ma shumë. Kryqi jem po shahet
kryqi jem që ka emigrue, prej kisha e xhamia i çliruem
kryqi jem ka shpi njerëzimin, që në këtë tokë ma s’asht vlerë njeriu.
Kësaj toke që quej nanë, kësaj toke që quej shpi
kurrgja s’ia kanë kajt nanën luftërat shekullore
propagandat nacionaliste, e urrejtjet mes popujve
sa popat e hoxhallarët me ligjerimet e tyne. Kur shajnë Gjergj Kastriota
e shajn demokracinë, kur t’a helmojnë rininë kaq lehtë
mbetet me menue çka kanë me t’ba nesër, kur barku jonë i unt
s’asht ma veç vegla e tyne, por monstrumi që po ndërtojnë. 

Po, kanë me shkel mbi varre, e kanë me shkel mbi libra
kanë me u dhi në plisa, e tingullit të sharkisë
kanë me i mshu sakicë. Kanë me e sakatue muzikën e jetës.
Mbi gjurmët e diagnozave tona kanë me ndërtue themele, symptom mas simptomi
kanë më shërue vuejtjen, me shpërlaje të trunit
trunit që nuk ndjen. Ҫrregullime post-traumatike nuk ka me pasë
depresione nuk ka me pasë, e tjerat kanë me u luftue si dreqi
kurgjo s’ka me pasë, veç paqe të të vdekunit. 

Kryqi jem asht randue, prej muskujve që ka kriju ndër shekuj
kryqi jem asht tu u dorëzue prej vdekjes klinike n’kamë tu u que
tu marrë frymë pa mushkëni, se asht fryma vetë
prej bekimeve pengamerash i poshtnuem e i rrëzuem, me urtësinë e atij që ka ba rrugë shumë
ai asht tu u rilindë me i’u kthy detyrës t’vet, hap mas hapi
njeri mas njeri, me e ba njerëzimin
në këtë tokë që quej shpi, në këtë tokë që quej nanë
po e preke qiellin e lirisë, edhe t’vdekmit qohen me i dalë në ndihmë të gjallëve.
Po, kanë me shkel mbi varre e kanë me shkel mbi libra
kanë me u dhi në plisa e tingullit të sharkisë kanë me i mshue sakicë
veç për me pa, që edhe shpirti që blehet me pare ma shumë se për bukë
asht unt për liri, e kur t’vjen puna ma përpara i përkulet kalit të Gjergjit
se flamujve të zi.
Kryqi jem asht toka, asht qielli mbi te
i maruem prej eshnave të të parëve tanë, asht tamli i gjinit
asht kjo tokë që quej nanë e që quej shpi.




qajnadërrasa


Tu shpresu që dikush m'falë pak urtësi, tu e nda nji përvojë
t'veçantë me qarje t'dërrasave, e dikush m'ban me xhelozue tuj m'u lavdue
për suksesin e korrun e eventualisht me naj këshillë t'vyeshme së paku
tenton me m'pajtue, sfidoj gjithë popullin pavarësisht shijes
së muzikës, a preferencës t'makiatos t'madhe mbi t'voglën
me qa nji dërrasë publikisht. E nashta dikush
qoftë edhe prej modestie nuk nguron me m'bindë qysh e bon përzgjedhjen
e dërrasave që i'a vlen me u'a msye. Se unë meta tu i lakmue dërrasat
e tjerëve, këto të mijat po m'duken kot. S'i dihet nashta dikush ofron me krijue nji aliancë
a naj parti ose lidhje çka do, veç ma ndryshe e diçka që ka vegla
adekuate, e sidomos vizion filozofik për qarjen
e dërrasave. Të bashkuar përballë dërrasave edhe t'dorëzuemit
janë ma t'fortë. Nëse kurrgjo tjetër diku naj gozhdë ka me lëvizë
prej vendi, e vrimat që zhveshen kanë me krijue për gjenerat e t'ardhmes
rrugën që s'duhet ndjekur. 



Djalë


Urime, u trashigoft me mjekërr t'bardhë
si bora mbi male, i fortë si kjo pare
me u ba. Merr urimin nana tu u krenue
pafajsisht, që ka ba djalë e që e ka pshtue
derën e burrit pa u shue përgjithmonë. E ka
ba nji djalë nana, i cili ka me u ba plak me mjekërr t'bardhë pa u ba
burrë kurrë. Se nana që e rriti
kafshatën ma t'mirë për te e ndajti prej gojës t'motrës, qoshin ma t'ngrohtë për te pranë vatrës
e krijoj prej buzëqeshjes krenare t'fisit. Prej dillit e mbrojti me hijen
e motrës që u ba nanë para se me u ba, krahët i'a qëndisën mbi qafën e babës
prej ku horizonti ish ma i madhë se i motrës që u mësue me lujt
me brumin e bukës t'nxanun nadje herët, hala pa knue knusi
hala pa u kollë burri. Krenarinë burrnore i'a mësuen kur pas dasmës t'synetisë
e ulën kamëkryç n'odën ku sofra shtrohet ma s'pari, e i kallxuen që territori me brryla
e me gjunjë mbrrohet, e autoriteti krijohet me kime t'musteqeve
nën shikimin e ndrojtun t'motrës që i vijke marre që mes kamve të saj, ngjyra e përlyme
e gjakut me faj i ngjante çajit t'rusit. Urime e për hajr
me u shtue e me u trashigue, marrt nuse prej dere t'mirë
nuse që e rritë burrin si motra vëllaun, si motra që hisen kur shkonë n'der t'huej i'a len vëllaut
si përpjekje t'fundit me gëzue pak respekt, me kallxue që ekziston me premtimin
që kur nër burra ndahet vadja, rrobi falet e gjaku jo. Me premtimin kanunor që ndjersën mujn me i'a shtrydhë
prej shpirtit, gjakun e pagujn me plumb, përveç nëse asht qashtje ftyre.
Vyen shumë gjak me la nji pllamë ftyrë, gjak grueje për ftyrë burri.




Çorba e Ballkanit


Perëndon dielli mbi kodrat e Shqypnisë, nuk asht qashtje pesimizmi
a kandvështrimi mbi botën, s'asht as optimizëm
s'asht as poezi, asht ligj i natyrës e krejt çka ť vyen me e pa qysh bjen
nata mbi kodrat e Shqypnisë, asht nji pozicionim i duhun nën qiell dhe kthjelltësia
e syve, se veç syni i kthjellët shehë larg e për arsye që veç fizikantët i dijnë
qielli bahet i kuq. Perëndon dielli edhe mbi kodra tjera në botë
por mbi kodrat e Shqypnisë perëndon ma ndryshe, s'asht qashtje e ligjeve t'natyrës por e pozicionimit t'botrave
ndaj kandvështrimit t'saj.
E mes meje e hanës nji liqe i thellë, ku ajo gjuen dritë e unë buzë ujit analizoj
patologjinë e popujve t' Ballkanit. Nji simptom m'shkakton trudhembje
s'asht egoizmi as mungesa e empatisë e s'asht as varfnia e mendjes
asht krenaria. Krenaria me kenë shqiptar, krenaria me kenë maqedon
serb, kroat, grek, bullgar e krenaria
me kenë burrë e me pasë kerr t'shpejtë, me kenë trim e me i'a kalu krejve
krenaria me shku në deti me pi raki e me e shajtë armikun. Krenaria që Aleksandri i madh
ka kenë maqedon, grek
ka kenë shqiptar, e krenaria që nana Terezë asht quejt shqiptare
asht quejt maqedonase, jo që ka ndihmu t'varfnit tuj vdekë urie.
Krenaria që Nikolla Teslla ka kenë kroat, ka kenë serb e Tito i'a ka rrasë krejve
tuj i’a ngi barkun. Aty ku krenaria kombëtare asht anestezion i përditshëm
në operacionet e politikës shtetnore, paqja veç marrëveshje në letër ka me metë
e doza të reja krenarie kanë me u dashtë kur s'mbetet ma kodër pa nji kryç gjigand
t'metalit mbi te, e kisha t'jenë ndërtue n'formë miniature edhe për bubrecat
e xhamiat t'i kenë t'tana kah dy minare a ma shumë, e mbi çdo bisht fshise t'valoj nji flamur
që era i'a çkyen shpejt harnën e importume prej Kine, e shkollat t'jenë fabrika
ku mësohet krenaria e historisë me gjak, ku maten heronjët n'vagën e moralit
aty paqja ka me u kundërshtue qysh në parim, herët a vonë ka me u ba dhembje e padurueshme.
Njerëzit s'kanë me e pa njani tjetrin prej mureve t'krenarisë, komunikimi  
ka me dështue n'mungesë të urave. Heronjë t'rinjë kanë me u rritë për me emërtue
rrugë e parqe e me i mushë librat me lavde, e nji fëmijë që ka mësue që hero bahesh
tu luftu për vatan e që t'knojnë kangë e t'shkruejn vjersha nëse ke luftue
armikun, ai s'ka me pasë vështirë nji armik përtej gardhit të oborrit me e gjetë
e me e luftue për nji ideal, që po s’e patë ka me e huazue
e ka me ra hero, e me u ba bust i ndershëm ose me mbijetue
e me u ba udhëheqës i korruptuem nji republike krenare.



Dashni


Gjithëkund je me mu dashni, e githëkund ku mungon unë
ndana në dy, e nisna në kërkim qoftë edhe për me të gjetë
në siluetën e nji t’panjoftuni, kam mjaft mallë për me të
krijue, për me të pa e me t’ngjallë
nji sekondë në ditë nëse vdekja mundet, nuk asht pak për me
i dhanë jetë nji të gjalli. Pak mashtrim çdo ditë asht dritë
e çmueshme, përball territ të humbjes.



Me i ra në fije


Asht ajo përpjekja me marrë vesh çka po ndodhë, me gjetë dorën
që t’a prenë andrrën e gjelbër çdo ditë, e arsyen pse dilli
këtu të lodhë ma shumë se puna, pse puna asht ankesë edhe për ata
që nuk e kanë, pse rruga asht pronë personale e secilit
që vozitë në te, e uniformat blu janë veç shije mode.
Asht mundim me kuptue, pse matematika e thjeshtë llogaritet
në kalkulatorë skeptik, e promaja t’vretë edhe midis livadhit aty ku
sëmundjet i shëron nji hajmali e vuejtjet i shnoshë
krahasimi i vuejtjeve mes veti, aty ku menaxhimi i agresivitetit
shfryhet në qimje të nanave. Asht sfidë me funksionue aty
ku politika diplomohet n’filxhana t’kafes, e budallakia e tyne asht
aq e madhe sa unë s’jam aq e mençun me i ra në fije, shkenca
minimizohet në tituj akademik e akademia maksimalizohet  drejt
krenarisë t’paturpshme pavarësisht t’vërtetës, ku qëllimet për jetën janë -
s’janë, e  fëmijët si obligim i imponuem shoqnor rriten
për me u ba nji ditë pleq që s’i do kurrëkush.



Etërit


Në fotografitë bardhë e zi,  emocionet e potreteve fshehin ngjyrat
e na ofrojnë me paramendu që malet edhe atëherë të gjelbëra kanë qenë e lulet
nuk kanë qelë ngjyrë hiri, por të kuqe, të pembe, të verdha e lloj lloj
rrudhat në ftyrë edhe atëherë kanë qenë ngjyrë dheu e lëkura e hekurosun e nji fëmiu
si rreze drite. Gjaku i kuq ka qenë mbi plagët e hapuna
jo i hint. Mbi buzët e grave e faqet e fëmijëve e kuqja si qershija që e kanë hangër
e kuqe ka vizëllue. Në fotografitë bardhë e zi të fëmijënisë të babës tem
fshihet prapa hijeve dhe na fton me paramendu ngjyrën, buzëqeshja rinore.
Shalli në fytë ka pasë ngjyrë mode dhe përqafimi i nanës ka pasë ngjyrë dashnie
ndjersa ngjyrë lodhjeje ka pasë, dallamat e gjysheve kanë shkëlqye si ari
e nuset edhe tu kajt nuk kanë shku si hi te burri. Deti ka pasë ngjyrë syni
e buzë bregut valët kanë shkumue të bardha. Dielli ka lëshue rreze të nxehta, si pogaqja
mbi sofër, që hanës i’a ka marrë pamjen. As gëzimi e harreja
as pikëllimi e mërzia nuk kanë qenë bardh e zi, por të kuqe e të verdha
të kuqe e mavi.
Sa e vështirë asht me u paramendu e kalumja e etërve tanë me ngjyrë.
Sa e vështirë asht me u pa ngjyra edhe sot, prej synit pa dritë.



Falem


Kush t'ka rrëzue bijë, maje n'men kurrë
mos me harrue, nji falenderim herët a vonë
duhesh me i'a nisë, kur t'kalon dhimbja e plagët
mlohen me kore, mos harro kurrë çka t'ka mësue
me atë ndjenjë në kujtime shko mësoje
qysh me e dashtë veten. Nëse hutohesh gjatë rrugës se rruga
ka mashtrime plot, nëse humbesh nëpër qieje se yjet
dijnë me verbue, mos harro plaga nën kore mbanë në mend
krejt, çka t'duhet asht pak guxim
koren me krue.




Prishtina e kurrëkujt


Mushkënitë luftojnë për ajr, truni lufton për dritë
kamët luftojnë me u ba krahë e duert në xhepa gropojnë nji të ardhme, që veç sy s'vyn
me e pa që s'asht. Aty ku sheshirat bahen kapela
pa e dijtë najkush pse. Aty ku kurrëkush nuk di pse ndodhin gjanat e secili
asht i akuzuem për bashkëpunim. Aty jetojmë na çdo ditë
jo si pjesëmarrës por si audiencë që edhe për krijimet e veta
ka interpretime objektive. Qishtu poget
tre sheshirat bahen tre kapela.



Lapsi

(në kujtim të Abdullah Konushevcit)   

Nëse nuk mësohesh me quejt sukses zhagitjen e lodhshme dhe
ngritjen në kamë pas çdo dështimi, në këtë vend t’vetmin sukses
që ke me përjetue asht ai që ka me t’pru shumë lavde. Nëse diku tjetër
duhesh me dështu dhjetë herë për me arritë çka do, norma në vendin tonë
asht dhjetëfish ma e naltë, e gjurmët e zhagitjes e t’rrëzimit nji pas nji
t’jeshë i sigurtë që koha s’ka me t’i dokumentu. M’bi to kanë
me u ndërtu rrugë që përfundojnë në rrethrrotullime. Nashta, e veç nashta
e emërtojnë nji rrugë me emnin tand sa me t’kujtue a mos me u korritë. Për përmendore
s’ka mbetë hapsinë e lirë, sidomos nëse n’vend të kallashit
ti ke luftue me laps. E gjurmët e lapsit tand nji laps tjetër
ka me i majtë gjallë, me suksesin që s’do lavde.



Wake up call


There is nothing more tiresome, then when you wake up
and find yourself sleeping. All you do all day long is
steering your dreams towards deep deep shit.
There is no wake up call to get you out of there, unless you have learned
to keep living aside each other the dreamer in you and the angry late riser.
Dream dream dream
deep deep deep
the neighbors will soon have a wedding and a gun
will be fired to celebrate the bride's virginity (yes sure), "baaam"
you will wake up and
run run run
to save yourself my child, in my dreams
there only, I can protect you. 
It's never the country we live in, it's the dreams we chose to seed
what we will harvest. 


Scream


I do not care if you are in a wheelchair or blind, when your mouth is cruel
I am not going to pretend I did not listen.  If you are rich I do not care
when you are wrong all I will see is a poor man. If you are poor and starving
when you are wrong, I am going to give you a piece of my mind
to feed your lack of knowledge first, then a piece of bread maybe.
Whether you are a man or a woman,  black or white
straight or homo, bisexual or transgender
I don’t give a shit, when you are wrong in rainbow colors if you wish
you will get the message that you had coming. Whether you are a Jew or a Palestinian
I could not care less when you are wrong; I am going to scream at your face
what you deserve to hear. Wrong is wrong
your skin color nor gender, penis nor vagina, religion
belief nor nationality, bank account nor ability is going to decide
the conditions of when it should be true. You may hate me and you will
call me names for sure, you may agree or disagree
do I look as I would care? Because when you are wrong and I am right
I am not a straight Albanian woman who has
no disability with a degree in psychology who speaks
five foreign languages and writes poetry. I am just fucking right and more
power than that I shall not need. I cannot afford to shut up when children
are killed in wars. They are not killed by accident
the war is killing them.  When did a war happen by accident?
So stop pretending you are not aiming your missiles at them. You, who have your lips glued
should know there is no accidental silence to something like that either. You taught us
in schools, shutting up is equal to participating. Do you remember?
I do, I remember very well how it made me the person I am. How it made me question
the power of leaders and dictators. I remember how I became a human.
Have you forgotten the times, when I was still a helpless child and you pushed me to
sit through boring long history classes and you said it was important
for the future, to learn from the past and you formed
my brain? That brain is talking now
to you. Stop pretending you said enough
stop pretending it is not going to change anything,because
it might even be true, but we will never know. We missed too many
opportunities in the past to learn how to build a better future and you never
get too many other opportunities, to become a free man. Scream!

Comments

Popular posts from this blog

Klodian Kojashi: Ma jep dy herë buzën e saj ose pesëqind milion e s'e diskutojmë ma

Tre poezi nga Anna Akhmatova

Agim Morina: Gjuha e shkruar shqipe u zhvillu me tri gjuhë letrare dhe kishte dy gjuhë standarde