Adem Gashi: Me u shue don me thanë me u ba mallëngjim

Po bisedonim me Hidën ( I ndrittë shpirti shkrimtares Hida Halimi ) si kot mori tërthor fjala e zumë ngoje Zhorzh Batajin e çuditshme ajo “Historia e syrit” – i thashë, le gjë pa lexuar ti? – ma priti ohuuu ç’është ajo fjalë, mike brodha me “Ana Kareninën” te çeçeni “Haxhi Murat” e “Ringjallja” po ngela tek portat e “Lufta dhe paqja” s’e beson, ngela si mumie, si gur pos titullit s’e lexova kurrë po bisedonim me Hidën, të mirën dhe... biseda mbeti e pakryer si leximi... i luftës Gjamë e pakëndueme po i thojsha nanës që m’ka dekë qëkur: nanë moj, nanëloke qysh s’u bana nji herë burrë e m’i xjerr sytë prej koke e m’i xjerr rropullitë prej barkut e dritën e diellit ma mos me pamun sutat e bardha të Shkodrës ditën q’i pashë çika ramun n’Rashkë m’u bamun gra t’xhinsit t’huej e po i thojsha nanës e nana gja s’më tha veç u ba lot i nxim i t’zezës Shkodër Para trupit të një gruaje papritmas mori qielli flakë, mori zjar...