Posts

Showing posts from 2025

'Me u taku'

  Tri javë tashma dhe shiu nuk po gjen që nuk po gjen qetësi. Me të njëjtin ritëm natën e ditën. Ritmi e lagështina e tij më ka hy ndër andrra. Kur filloj u mërzita, por pastaj u mësova. Kur kam kohë, e këto po arrij me e gjetë, vëzhgoj piklat e tij, asnjena njisoj, secila e veçantë kur bjen ose kur lagë. Jam n’autobus. Jena ndalë. Ka trafik e mezi ecim ma tutje. Me centimetra. Janë momente e duhuna për me ndjekë rrugën që pikat e shiut bajnë në xham t’autobusit. Ndjeki njenen që sapo ra, u shtriq në lagështinën e xhamit, e pa pasë asnji ngut filloj me u ulë poshtë në nji shteg, e bani vetë shtegun, tanë dredha dredha, pa asnji llogaritje apo ligj fizik, thjeshtë tu ra në terezinë e vet. Ndjeku at vijë për të cilën asht tu ra, e kur filloj me u paku deri sa u ba edhe ajo lagshtinë e rafshtë e pa dallushme ma, ra tjetra e tjera. Secilën tu e pa me andje, ndërkohë që mendimi më ngacmoi, ma trazoi pamjen me pytjen ‘po ti ?’, kur s’ka asgja të bamun me mu aty. Ndërsa kundërshtar...