Shqiptar Oseku: Gjashtë fjalë për mall e dashni

*** 6 fjalë: Mendomë mua, e kujto si puthet *** vera ec e qeshur duke vënë gjurmë nē rërë dhe kripë në lëkurë i kujtohet dikur ish fllad tash i ndizet trupi flakë i kujtohet dikur ish fëmijë ecte maje gishtërinjsh mbi dallgë tash shkel me thembra lë gjurmë në rërë e kripë në lëkurë al Bekareh 2 : 223 Bëhu kopshtari im Dashuria ime Mē mbjell Më korr Me djersën tënde më ujit Trungun tim Degët e mia rënduar rreth teje Frutin tim haje Të lēngshëm E fshi buzët me llërë Dashuria ime rrënjën time ushqe pandalshëm me humus e errësirë e jetë Homo Migrantis Më ndalonin nē çdo kufi Më kujtohet Ma kërkonin një letërnjoftim të vjetër Unë ua jipja e ndrydhja panikun Aty më rrinte emri mbiemri Data e vendi i lindjes Ishte mot i ligë Mua më ndiqnin të shtëna E ata lexonin me...