Posts

Gilmana Bushati: Harmoni

Image
  Në nji sallë të madhe, të një shpije të vogël, në fakt ajo ishte e vetmja pjesë e saj, bahej nji zhurmë e padurushme. Sende, objekte, ngjarje dhe kujtime të të tana llojeve, ngjyrave dhe marrinave nuk merreshin vesh për me vu rendin e ditës. Kishin shumë kohë, disa epoka kishin kalu, që kishin vendosë se ‘duhet me folë’ për me gjetë nji fill e me ia nisë nji vazhdimësie të pranushme prej të gjithëve, ose të paktën prej pjesës më të madhe, se e ‘gjitha’ asht utopi, por kishim dështu me vendosë, të paktën, qetsinë. -Vazhdimësie? Pse flet për vazhdimësi? Pastaj vazhdimësinë e kujt, jeta jonë asht aq e larmishme sa nuk dijmë se kë dona me marrë për bazë, por mos harro, nuk kena vendosë ende për gjuhën. Cilën me përdorë për me e shkru këtë ekzistencë, atë me gërma a at’ me simbole? Gja që nuk bahet. Pastaj kush je ti që vendos me marrë fjaën këtu, në mesin e të tjerëve, sa ma pak zana aq ma pak rrëmujë bahet - m’u kthy nji lug’ druni i vjetër, punim i trashë, duket i përdorun për diçk

Të du si bora vjet

*** Përditë shkoj në Rumi me gurin mbajtë mbi shpindë gjithmonë at’ ma të madhin marrë poshtë kambëve të tij e ngjitem pa ba za, pa folë me kënd kur e uli atë peshë takoj vedin që më flet, më thotë që ia ka vlejtë gjithë kjo ngjitje përpjetë ia ka vlejtë si për dekë ashtu dhe për jetë. Këta gurë ia kanë vlejtë, pa ia dà, qysh me diell e me hanë se veç kur qesh më falë dy jetë. Vrapoj teposhtë si e marrë du me u ngjitë prapë e prapë poshtë më presin gurë të tjerë deri sa t’i mbaroj du me u ngjitë kam frikë pa të taku, kam frikë se shumë më kanë mësu me të harru. Ngjitem e përditë ngjitem herë si gru, herë si burrë herë si fmi e herë si zog të kish kenë për mu folenë te vedi e kisha ndërtu me sqep e kisha gërmu Nën zhurmën e gurëve që kamba i shklet pëshpërimat më tregojnë përralla të lashta të lashta aq sa fjala por nuk flas, veç frymoj kështu shkruhen përrallat thonë vazhdoj   gjithmonë  ma lart as sa guri jem i maparshëm ma lejon. Zemër  sa të mbarojnë ky mal,  nuk të rrej,  veç atëhe

Gilmana Bushati: Mungoj

E veshun dhe e mbathun si për nji të ftohtë minus shtatë gradë dhe me nji mërzi pa fund fillova me ngjitë nëpër shtyllat e lagjes fletët që kisha përgatitë e printu sot mbasdite në punë. Në kry të letrës, ‘Kërkohet Zodiak, dac i racës egjiptiane, ka dy ditë që ka ikë nga shpija. Mban si xherdan nji fjongo blu me nji zilkë të vogël me ngjyrë të kuqe. Kush e ka pà ose e ka gjetë të më marrin në numrin e telefonit të poshtëshënum. Ta dini se mungesa e tij ka lanë nji boshllëk të madh në zemrën e nji familjeje të madhe. Jam e gatshme me pagu edhe ndonji shpërblim për çdo informacion’. E kisha ba tragjike, që t’i prekja njerzit, ashtu siç më kishte prekë mu mungesa e dacit. Ndërsa e shkruja në zyrë, gati po qaja, por nuk doja me më pa kolegët e punës që i kisha rreth e qark. Katër vjet kisha që e kisha adoptu dhe që ditën e parë u deshtme fort me njeni-tjetrin. Ai ishte nji dac i kandshëm, i ambël, i dashtun, nuk e di sa karakteristika të ambla me i shtu ma. Ishim të lidhun fort. Që kur

Marta

  Marta sa mbaroi pastrimin e çerdhes mori shoqen e vet në telefon, e njoftoi që kishte mbaru e po bahej gati. Nuk kishte makinë, por shoqja e vet, Lina, kishte, e kështu që prisnin njena-tjetrën me mbaru punën e me shku në shpi. Jetonin në të dalun të qytetit, në nji lagje të re, ndërtu e kriju prej hallexhijsh, por punën e kishin në qytet, e makina i duhej se herë-herë mbaronin vonë, e me shku me biçikletë nëpër shpija nuk ishte gja e sigurtë. Nuk bahej fjalë të kishte autobus, as deri të paktën, afër lagjes. Marta i pagunte herë pas heret naftën ose siç i thoshte ajo ‘langun’, e kështu ishte në rregull. Lina erdhi si verí e ju ndal te kambt, pa pasë kohë që Marta me kthy kryt e i tha me hy shpejt se kishte me çu nji porosi të babës së vet te stacioni i trenit. -Pse ka tren a? -Paska pra, meqë më thanën me shku me çu at’ pakon që kam mbrapa. Asht nji njeri i joni që niset për në Lezhë e çka di unë se çka i duhet e as di se çka brendë. -Dymbëdhjetë vjet që jetoj këtu tash po e