Posts

Marta

  Marta sa mbaroi pastrimin e çerdhes mori shoqen e vet në telefon, e njoftoi që kishte mbaru e po bahej gati. Nuk kishte makinë, por shoqja e vet, Lina, kishte, e kështu që prisnin njena-tjetrën me mbaru punën e me shku në shpi. Jetonin në të dalun të qytetit, në nji lagje të re, ndërtu e kriju prej hallexhijsh, por punën e kishin në qytet, e makina i duhej se herë-herë mbaronin vonë, e me shku me biçikletë nëpër shpija nuk ishte gja e sigurtë. Nuk bahej fjalë të kishte autobus, as deri të paktën, afër lagjes. Marta i pagunte herë pas heret naftën ose siç i thoshte ajo ‘langun’, e kështu ishte në rregull. Lina erdhi si verí e ju ndal te kambt, pa pasë kohë që Marta me kthy kryt e i tha me hy shpejt se kishte me çu nji porosi të babës së vet te stacioni i trenit. -Pse ka tren a? -Paska pra, meqë më thanën me shku me çu at’ pakon që kam mbrapa. Asht nji njeri i joni që niset për në Lezhë e çka di unë se çka i duhet e as di se çka brendë. -Dymbëdhjetë vjet që jetoj këtu tash ...

Grevë në uzinën ‘Poezi me breshëri’ shpk

Sot n’uzinë nuk punohet dikush asht zgju me mendje të keqe ka shpallë grevë e nuk asht mjaftu me kaq, por edhe ka blloku. Uzina asht e randësishme për jetën njeriu pa ujë mundet me ia dal ë, plot  shtatë ditë por pa poezi? Asht e pamundun me mbijetu shtatë sekonda. Ai ose ajo që asht në kry të kësaj asht veç nji njeri me shpirt kriminal ora po shkon shtatë e na jena ende jashtë edhe pak njerzia çohet dojnë poezinë te shtrati e asgja s’asht gati. Unë punoj te reparti i poezive me natyrë të dekun nuk kam arsy me shpallë asgja jam mirë, ngrohtë, normën e baj dyqind e tridhetë e shtatë fletë në tetë orë në nji fletë dy ose tre poezi në varësi të kërkesave të lexuesit për rreshta. Pronari i pronarit na ka me sy të mirë shefi i repartit asht durtrokitë disa herë për vit të ri vjet kishim nji kile portokalla shpërblim, jena mirë, kot me u qa, sa shkoi ora? Flas me nji gru në moshë ka shumë vite ajo k ëtu punon në repartin e poezive për lirinë disa herë ia kam pa foton në tabelen e nderit ...

Tu folë me vedi

Image
*** Zjermi mbetet fenomen i lirë asht e vërtetë se a shtrejtu druni, shkrepsja po ajri me i dhanë jetë asht i lirë. Nuk e kanë thanë ende ditën kur ka me u shtrejtu mundet shpejt, ose e kanë rritë dhe unë s’e kam kuptu se nuk di ma se çka me llogaritë ma parë. Fjalët janë boshe, zjermin e merr era. E kështu në nji marri teme, pasunarsh ndoshta mora shkrepsen, nji shuk letrash e ula për zjerm te vendi ku gjanat ende më duken të lira deri edhe marrija. Pak dru, i lagësht, me folë atë çka ishte por dru që digjet shpejt arka të vogla që i ndërtojnë për mallna e kur e kryjnë proçesin i hedhin si gjana pa vlerë. Ndeza letrën e parë, shkrepsja u mbyt e nuk e ndezi flaka blu vdiq shumë shpejt, as e dyta, as e treta veç flakë blu e pastaj shkrumb. Marr i lexoj letrat që kam marrw me ndezë sigurimi shëndetsor, fushata për shëndetin rreziqe, parandalime rreziqesh vrapo ‘sa nuk asht vonë’, a nuk ma pat thanë edhe mjeku kshu njiherë? Provoj letra tjera, kësaj radhe a...